E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet me armë kazinoja, arrestohet 1 person

Foto Ilustruese

Një grabitje me armë është shënuar pasditen e sotme në kryeqytet. Dy persona të armatosur sulmuan me armë një kazino në afërsi të rrugës Myslym Shyri. Sipas të dhënave të para mësohet se dy të rinjtë kanë qenë të armatosur me armë tip pistoletë.

Gjatë grabitjes nuk ka patur të lënduar, ndërsa besohet se është vjedhur një sasi e vogël parash.

Raportohet se njëri prej të të dyshuarve për përfshirje në këtë grabitje është arrestuar nga policia, ndërsa po punohet për kapjen e tjetrit. Tiranë vazhdon të jetë e tronditur nga dëshmitë e super grabitësit Viktor Gushi, i cili para arrestimit nga policia kishte kryer 16 vjedhje, me pasojë 2 vrasje dhe 3 plagosje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›