E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia pranon të rishikojë rezolutën e saj kundër pavarësisë së Kosovës

Beograd, 29 gusht, NOA - Presidenti i Serbisë Boris Tadiç ka bërë të ditur se një delegacion nga Beogradi ditët e ardhshme do të shkojë për bisedime në Bruksel. Misioni i delegacionit do të jete diskutimi për rezolutën e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës, e cila është paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Tadiç tha për mediat serbe se vërejtjet ndaj rezolutës serbe nuk kanë mbërritur nga Bashkimi Evropian, por prej disa ministrive të jashtme të shteteve anëtare të BE-së.

Sipas tij, Beogradi është i gatshme për bisedime rreth kësaj rezolute, sepse ajo mbron interesat e Serbisë.

NOA/DV

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›