E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthim në mes të festës në Kosovë, 6 të plagosur

Novobërdë, (Gjilan) 29 gusht - Një shpërthim me pasoja fatale ka ndodhur të shtunën mbrëma në fshatin Boston të Novobërdës. Si pasojë, janë plagosur 6 persona. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë për mediat kosovare se shpërthimi ka ndodhur gjatë një feste që serbët kanë zhvilluar në fshatin e tyre.

Sipas tij një serb, tashmë i identifikuar, ka hedhur një mjet shpërthyer në drejtim të njerëzve, por që nuk dihet cilat kanë qenë motivet.

Hetimet për rastin po vazhdojnë. Të plagosurit janë shtruar në Spitalin e Graçanicës, kurse njëri është në gjendje të rëndë.

Sipas policisë, serbi 25 vjeçar, Sreten Teriç, dyshohet se ka hedhur një mjet shpërthyes dhe ai po ndiqet nga policia.

NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›