E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha do të kremtojë 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve

Kryeministri Sali Berisha ka planifikuar që ditën e sotme në 5 Maj, të kremtojë 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve. Burime zyrtare nga kabineti qeveritar bënë të ditur se Kryeministri Sali Berisha, sot më 5 maj 2009 me rastin e Ditës së Dëshmorëve do të zhvillojë aktivitete në kremtim të kësaj dite të shënuar. Konfirmohet se në orën 10.00 do të ketë homazhe në varrezat e dëshmorëve. Po ashtu, do të bëhet edhe vendosja e kurorës në monumentin Nënë Shqipëri. Njëzet minuta më vonë, në orën 10.20 do të ketë një vizitë të radhës, në familjen e Azem Hajdarit dhe në 10.40, do të kryhet edhe një vizitë në familjen e heronjve Buzi. Dita e 5 Majit, njihet nga të gjithë, si Dita e Dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare, vendosur si ditë e shënuar për kombin, nga pushteti komunist, në nderim të 28 mijë dëshmorëve të luftës 1939-1945. Pas viteve 90, ka kontestime të vazhdueshme mbi luftën e zhvilluar, duke ngjallur polemika deri dhe për datën e çlirimit, që nga mazhoranca aktuale shpërfillet ajo e 29 Nëntorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›