Sali Berisha përçan çamët për llogari të grekëve

Kryeministri i vendit, si kolona e pestë e Karamanlis
Vizita e kryeministrit grek Karamanlis identifikoi përfundimisht para shqiptarëve se kryeministri Sali Berisha është kolonë e pestë e grekëve në Shqipëri. Kryeministri shqiptar, përpos faktit që nuk pati kurajën publike dhe sedrën nacionale për ti kërkuar kryeministrit grek një lloj zgjidhjeje për çështjen çame, nuk u mjaftua me kaq por e thelloi më tej dëmin e tij kundrejt kësaj pjese të popullsisë shqiptare duke i përçarë nëpërmjet ofertave ndaj tyre. Menjëherë pas takimit me Karamanlis, ku kryeministri shqiptar manifestoi hapur servilizmin e tij ndaj grekëve, duke demonstruar se nuk është ai nacionalisti i flaktë që mundohet të paraqitet para shqiptarëve, nëpërmjet një oferte të bërë për PDI përçau lëvizjen çame. Ashtu si në vitin 2005, kur nuk votoi rezolutën çame duke demonstruar se kryeministri ynë është kali i Trojës i grekëve në Shqipëri, me lëvizjen e përfshirjes në koalicion të PDI Berisha përmbylli misionin e vizitës së Karamalis, e cila përfundoi me përfitime kufijsh për grekët dhe përçarje të lëvizjes çame. Qeveria shqiptare në vend të ngritjes së zërit për të kërkuar pronat legjitime të çamëve në Greqi, ka vazhduar në mënyrë permanente të sabotojë kërkesën e ligjshme të popullsisë çame.
Marrëveshja me PDI
Kryeministri i vendit, njëkohësisht dhe kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha po shfrytëzon të gjitha mundësitë për koalicione me partitë garuese në zgjedhjet e 28 Qershorit. Koalicioni më i fundit i Berishës, ai me Partinë e Bashkimit për Drejtësi dhe Integrim, tregoi se pavarësisht mënyrës se si po i krijon këto bashkime vlerash, idesh dhe interesash, për Berishën gjëja më e rëndësishme mbetet mbajtja edhe për 4 vite e karriges kryeministrore. Kështu, me lëvizjen e fundit politike, duke nënshkruar marrëveshje koalicioni me PDI, Berisha ka përçarë hapur komunitetin çam, duke siguruar për partinë e tij, një mbështetje më shumë në këto zgjedhje parlamentare. Duke i premtuar PDI-së një deputet, Berisha ka siguruar firmën e Muhedinit për bashkëpunim dhe mbështetje elektorale. Nga ana tjetër, kjo marrëveshje interesash ka ngjallur reagimin e ashpër të komunitetit çam, sipas të cilit, veprim i kryetarit Tahir Muhedini për tu bërë deputet vlerësohet një gabim fatal, devijim dhe shuarje e problemit Çam. Ky komunitet ka preferuar ta cilësojë vendimin e Muhedinit, si përgjegjësi të tij personale dhe gjithpërshirëse për këtë komunitet. Ndërkaq, duke kuptuar prapaskenat e Berishës për përfitim në zgjedhjet e 28 Qershorit, opozita ka bërë thirrje se çamët po përdoren politikisht.
Strumbullari Berisha, në kaosin e komunitetit çam
Zanafilla e përçarjes së komunitetit çam nisi pak ditë më parë, me ardhjen e kryeministrit grek, Karamanlis në Shqipëri. Teksa mendonin se çështja e shumëpërfolur çame do të zinte vend në axhendën e takimit Berisha-Karamanlis, dy homologët preferuan të mos e preknin fare këtë çështje, duke lënë të zhgënjyer komunitetin çam. Si për ti hedhur benzinë zjarrit, Berisha deklaroi hapur se nuk kishte çështje të pazgjidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë. Por nëse për kryeministrin Berisha, interesat e tij kërkonin që të deklarohej në këtë mënyrë për një nga çështjet plagë mes dy vendeve fqinje, një mesazh i tillë nuk mund të përtypej lehtë nga vetë komuniteti çam, i cili kërkoi menjëherë qartësimin e qëndrimit të Berishës në lidhje me pronat e tyre. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, kjo shoqatë së bashku me partinë për Drejtësi dhe Integrim kërkuan nga kryeministri Berisha qartësimin e qëndrimit të tij, duke shprehur bindjen e tyre, se qeveria shqiptare e ka detyrim kushtetues ta trajtojë çështjen Çame. Por Berisha nuk dha asnjë shpjegim më shumë për injorimin e çështjes së pronave came, ndërsa prapaskenat e tij me këtë komunitet arritën kulmin vetëm pak ditë më pas, kur ai nënshkroi koalicion me partinë e Bashkimit për Drejtësi dhe Integrim. Pas firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit parazgjedhor me BDI, kreu i qeverisë e quajti veten avokatin e kauzës, që sipas tij do të zgjidhet përfundimisht pas integrimit në BE. Por marrëveshja parazgjedhore midis PD dhe PDI është kundërshtuar nga opozita, duke deklaruar se në këtë mënyrë çështja çame po keqpërdoret politikisht. Referuar takimit të kryeministrit me Karamanlis, deputeti socialist Shpëtim Idrizi u shpreh se një marrëveshje e tillë me njeriun që nuk e përmendi çështjen çame gjatë takimit me homologun grek, tregon qartë se çamët po përdoren politikisht.
*********************************************************
Zanafilla e kaosit në komunitetin çam
Berisha- Karamanlis, injorohet çështja çame
Çështja çame, një nga çështjet më imperative për atë pjesë të popullsisë që ka pronat, pasuritë dhe gjithçka në shtetin helen, nuk u përmend në asnjë moment gjatë takimit Berisha-Karamnalis. Gjatë takimit, që kryeministri Berisha ka zhvilluar me homologun e tij grek, Kostas Karamanlis nuk është përmendur fare çështja çame. Në këtë drejtim, qëndrimi i Athinës është mëse i qartë, se kush kërkon prona duhet ti drejtohet gjykatës dhe se zgjidhje politike për këtë çështje nuk do të ketë asnjëherë. Ndërkohë gjatë një konference për shtyp, kryeministri Berisha ka vlerësuar se mes Greqisë dhe Shqipërisë nuk ka probleme të pazgjidhura, të gjitha çështjet me shtetin fqinj helen sipas tij janë të superuara. Ne nuk kemi çështje të mbetura pezull, pasi ato janë zgjidhur tashmë, ka theksuar Berisha.
Shitja e çështjes çame irriton Sali Berishën
Kryeministria e Republikës së Bananeve të Shqipërisë nëpërmjet një komunikate për shtyp ka akuzuar mediat me një zhargon tradicional të viteve të para të pluralizmit. Në qendër të akuzave këtë radhë kryeministria kishte mediat, të cilat sipas tij paskan marrë urdhër nga Edi Rama për të sqaruar se zoti Berisha nuk ka folur me kryeministrin grek Karamanlis për çështjen çame. Në të vërtetë kryeministria e Republikës së bananeve vazhdon të përfaqësojë më së miri traditën e shtetit që nuk është shtet, por bajrak i kryeministrit Berisha dhe familjes së tij mbretërore. Duke kërkuar të akuzojë mediat për trillim, Sali Berisha kërkon të lajë duart nga pozicioni i tij prej yesmeni të bindur të kujtdo kryeministri që vë këmbën në Shqipëri. Në mënyrë të paskrupullt kryeministria e bananeve, e cila ka eksperiencë të jashtëzakonshme në përgatitjen e masakrave të tipit Gërdec, apo dhe të trafikut të armëve dhe evazioneve fiskale të tipit Fazlliç, vazhdon të gënjejë ditën për diell duke na paraqitur një kryeministër nacionalist. Në fakt i gjithë takimi i kryeministrit shqiptar përmbante tone servilizmi dhe nuk kishte në asnjë vend asnjë kërkesë të tij për çështjen çame. Ky kryeministër nuk ka si të jetë pro çështjes çame pasi ka qenë ky personazh në bashkëpunim me zonjën Topalli dhe zotin Mustafaj që kanë bojkotuar seancën e famshme të rezolutës për çamërinë në parlamentin shqiptar në vitin 2005. Por, kryeministria e bananeve dhe e Gërdecit vazhdon të konsiderojë dhe të etiketojë mediat që i nxjerrin të palarat kryeministrit servil të qeverisë shqiptare. Gjuha e përdorur nga kjo kryeministri harroi të tregojë dashurinë katër vjeçare që ka pasur me Edi Ramën dhe bashkëpunimet që ka bërë me të në kuadër të lejeve të ndërtimit, tenderëve, apo dhe të parkingjeve të cilat kanë përfitues edhe njerëzit e afërt të kryeministrit.
Shoqata Çamëria: Qeveria shqiptare, detyrim kushtetues trajtimin e çështjes çame
Shoqata Çamëria ka kërkuar nga kryeministri Berisha qartësimin e qëndrimit të tij në lidhje me çështjen çame. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, kjo shoqatës së bashku me partinë për Drejtësi dhe Integrim kanë reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Berisha gjatë takimit të zhvilluar me homologun e tij grek Karamanlis, se mes dy vendeve nuk ka çështje të pazgjidhura. Në kundërshtim me këtë deklaratë, ata i përmbahen një interviste televizive që kryeministri Berisha ka dhënë pak muaj më parë për një televizion të huaj, gjatë së cilës ai ka pohuar ekzistencën e çështjes Çame. Lidhur me këto deklarata shoqata Çamëria, ka kërkuar nga kryeministri Berisha qartësimin e q