Studentët dhe shtresat në nevojë, asnjë i rimbursuar për kartat e identitetit
Vendimet e qeverisë për rimbursimin e çmimit të kartave të identitetit për disa kategori të shoqërisë si për studentët dhe shtresat në nevojë, ende nuk ka gjetur zbatim ne realit, pasi asnjë nga këto qytetarë që kanë aplikuar për këto karta përpara datës 1 maj nuk i kanë marrë paratë e premtuara. Duke përjashtuar këtu vetëm një kategori e pensionistëve, ato që trajtohen me pension nën pensionin minimal.
Asnjë student që e ka paguar kuponin e aplikimit për kartën e identitetit me 1200 lekë, nuk është rimbursuar ende. Për sa i përket mënyrës dhe kohës se kurë do të kthehen paratë për këto shtresa sociale siç ishte premtuar, nuk jepet asnjë shpjegim. Ndërsa sportelistët e zyrave postare, shprehen se ende nuk ka ardhur një urdhër zyrtar për kompensimin e blerjes së kartave, duke përjashtuar këtu pensionistët. Edhe për qytetarët e tjerë që i kanë blerë kuponët me 1200 mijë lëkë më parë se të dalë vendimi i Këshillit të Ministrave për uljen e çmimit në 200 lekë, nuk menduar nëse do tu kthehen paratë apo jo. Ndërkaq, një pjesë e studentëve të kryeqytetit, të cilët nuk kanë pasaportë dhe kanë aplikuar me kohë dhe nuk janë pajisur ende me letërnjoftimet e reja, shprehen se kanë parë emrat e tyre në listat e personave pranë fakultetit si qytetarë që nuk kanë aplikuar për karta. Gjithashtu edhe anëtarët e Komunitetit Rom bashkë me personat me aftësi të kufizuar, të cilët i kanë blerë kuponët për kartat e identitetit që në muajt e parë, nuk u janë kthyer paratë e premtuara, ndonëse sipas vendimeve të atëhershme të qeverisë, vlera e kartave të këtyre shtresave do të rimbursoheshin me 80 %.