“Berisha do të rrëzojë Topin”
Avokati i njohur Spartak Ngjela akuzoi deputetët e PD-së dhe kryeministrin Berisha se, me propozimet për presidentin kërkojnë shkarkimin e Topit.
Aristir Lumezi
Ngjela akuzoi dhe kryeparlamentaren se ka bërë ndryshime procedurale që sipas tij, përbën krim penal. "Kjo mënyrë procedurale për ndryshimin e Kushtetutës është krim penal. Shkelja e procedurave ka nën proces penal kryeministrin dhe presidentin e Turqisë. Vetëm ata që kanë shkelur penalisht Kushtetutën marrin iniciativa cubash. Jeni të detyruar ta sillni sot amendimin ku unë kam firmosur", tha Ngjela. Avokati e ka justifikuar ngutjen e deputetëve për të kaluar mendimin, me qëllimin për shkarkimin e Bamir Topit. "Ç'është kjo ngutje, kur kemi dhe 4 vjet afat për të diskutuar për procedurën e zgjedhjes së presidentit? Sepse kërkohet të rrëzohet presidenti aktual. Pse? Sepse vjedhjet, Gërdeci, shumë gjëra kërkojnë punëtorë presidencialë. Nuk do t'i gjejnë dot, le ta rrëzojnë presidentin po të duan, do ta shikoni si do vijë procedura. Ka një logjikë këtu, që është logjika e Aristotelit. Pse kjo ngutje? Keni bërë pazare?", iu drejtua Ngjela deputetëve të Kuvendit. Ngjela si një nga firmëtarët e amendamentit për zgjedhjen e presidentit nga populli shtoi se, Kuvendi ka frikë nga vota e popullit. Sipas tij, zgjedhja aktuale me 3/5 e votave i jep më shumë pushtet kreut të shtetit. "A e koncepton ky Parlament pse presidenti duhej të zgjidhej me 3/5? Kjo, sepse nuk kemi senat, sepse ndryshe do të kishim konsensus permanent, sepse palët nuk pranuan të kishte senat. Atëherë ne zgjodhëm një president të fortë, kemi një president shumë të fortë, sepse nuk shkarkohet dot dhe akuza ndaj tij duhet bërë në Gjykatën Kushtetuese. 3/5, sepse presidenti s'duhej të ishte politik. Me 71 vota presidenti do të jetë politik. Pse trembeni nga populli? Turp të keni që trembeni nga populli? Sepse ata që e kanë propozuar duan të bëjnë pazare për ato nene që presidenti i ka në kompetencë", u shpreh Ngjela. Deputeti i pavarur i Kuvendit të Shqipërisë vijoi se, "ndryshimet e sjella në Kuvend nuk përfillin vullnetin e popullit. Kjo është prova më e madhe që ndryshimet kushtetuese kalojnë në hije, pa analizën e konstitucionalistëve, duke na vënë përballë një agresioni kundër lirisë". Sipas tij, para se të propozoheshin ndryshime në Kushtetutë duhej të ishte bërë më parë një analizë e zbatimit të saj dhe e defekteve që ajo ka paraqitur gjatë 10 viteve të funksionimit të saj.