“Propozimet prishin balancën e pushteteve”
Kreu aleancist Neritan Ceka u shpreh kundër mendimeve të Kushtetutës. Që në fillim të fjalës së tij, Ceka tha se, në diskutimin për miratimin e amendamenteve janë shkelur të gjitha procedurat.
"Procedurat janë larg asaj që presin zgjedhësit tanë. Një vendim i marrë me procedura të rregullta nuk sjell probleme. Duhej të shkruanim në hyrje të këtij Parlamenti 'Nxito me ngadalë'. Komisioni i Venecias duhej të thirrej sepse ka qenë aktiv në hartimin e saj", u shpreh Ceka. Duke analizuar amendimet e paraqitura në Kuvend, Ceka shtoi se, Kushtetuta aktuale garanton balancimin e pushteteve. "Kjo është një kushtetutë shumë e mirë, është e balancuar, ka parimin 'kontrollo dhe balanco', çdo prekje e pavarësisë së institucioneve prish balancën. Është një situatë që do na qeshin nesër. Kërkohet votimi i mosbesimit vetëm kur ke gati kryeministrin e ri. Nëse e miratojmë këtë do të kemi dy kryeministra. Kjo do të jetë vetëm virtuale sepse nuk mund të zbatohet ky nen i Kushtetutës", vijoi Ceka.