E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, dy ftesa per opoziten Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha, i le ne dore opozites hartimin e amendamenteve per reformen zgjedhore, me kushtin e vetem qe nese ato vleresohen nga Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR, mazhoranca do i votoje menjehere. Nderkohe qe propozoi edhe numerim elektronik te votave, per t'i dhene pergjigjen me te mire debateve te krijuara ne periudhen pas zgjedhore. 2 ftesat drejtuar opozites, u bene dje ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, ne nje kohe teper te tensionuar politike, ku socialistet kane bojkotuar Kuvendin dhe ne Komisionin Qendror te zgjedhjeve po numerohen fletet e hedhura gabim per perllogaritjen e rezultatit perfundimtar per Bashkine e Tiranes. "Une dua te ftoj opoziten, te hartoje amendamentet, t'i dergoje ato ne Komisionin e Venecias e ne Departamentin Juridik te OSBE/ODIHR, dhe kjo mazhorance do t'i votoje pa asnje kusht, pa asnje koment", beri te qarte kreu i qeverise. Sipas tij, kjo eshte fryma e kompromisit maksimal, e koncesionit maksimal qe i sherben vendit, ndaj sipas tij, mazhoranca mbetet e vendosur qe ne reformen zgjedhore perparesi te marre opozita. Berisha u shpreh se mazhoranca propozon angazhimin e ketyre dy institucioneve, jo per te krijuar ndonje kundershti apo rivalitet ndaj tyre, por per traditen e bashkepunimit me te dy institucionet. Nga ana tjeter, kryeministri tha se numerimi elektronik i votave do te ishte pergjigja me e shkelqyer e disa diskutimeve te panevojshme. "Qeveria eshte e gatshme te vendose, ne te 4700 qendrat e votimit sistemin me te sigurt dhe me te mire elektronik qe ekziston ne ndonje vend. Njekohesisht, vendosja e sistemit elektronik do te beje te mundur qe per Shqiperine, per vendin e tyre, te votojne edhe qindra e mijera emigrante shqiptare, aksionare me kontribut themelor ne zhvillimin e ketij vendi", propozoi kryeministri. Ne kete kuader, ai sqaroi se vendet qe kane aplikuar votimin elektronik, u kane krijuar njekohesisht mundesi qytetareve te tyre, kudo qe ndodhen, te votojne per forcen politike, per kandidatin qe duan. Ndaj sipas Berishes, votimi elektronik eshte 100 per qind i mundshem dhe kerkon vetem vullnetin e mire te te gjitha forcave politike per ta zbatuar ate. Berisha theksoi se nje gje e tille per Shqiperine eshte teresisht e realizueshme, vendi i ka te gjitha mundesite qe ta shtrije ate ne cdo qender votimi te ketij vendi. "Uroj dhe deshiroj qe opozita te shqyrtoje me seriozitetin me te madh kete oferte. Jam i bindur se eshte interesi me i mire i cdo force politike dhe i cdo qytetari, pavaresisht nga bindjet e tij, qe te angazhohemi me vepra dhe jo me fjale per te adresuar cdo problem qe lind ne menyren me transparente. Uroj, deshiroj, dhe e ftoj opoziten qe te marre te gjithe rolin dhe peshen e saj ne ushtrimin e pushtetit qe i ka dhene sovrani", theksoi kryeministri, duke premtuar se te gjitha kandidaturat me 3/5 do te jene ekskluzivisht propozime te saj, pa nje alternative nga shumica.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›