E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pese njesi, Basha 83 vota para Rozeta Rapushi

Mbyllet procesi i numerimit te votave te hedhura ne kutine e gabuar per pese njesi bashkiake ne Tirane, nga ku rezulton se kandidati i koalicionit "Aleanca per Qytetarin", Lulzim Basha ka nje epersi prej 83 votash ndaj kundershtarit, Edi Rama. Ne oren 21:00 te mbremjes, KQZ perfundoi numerimin e fleteve te hedhura ne kutine e gabuar per KZAZ-ne numer 49, njesine numer 5, me problematiken ne keto zgjedhje. Nga numerimi ne total i 224 kutive per njesine 5, rezultuan te vlefshme 8 vota per kandidatin Lulzim Basha dhe vetem 3 per Edi Ramen, duke e cuar ne 83 vota epersine e kandidatit Basha ndaj kundershtarit. Nderkohe qe gjate mbledhjes se paradites, KQZ realizoi numerimin e votave te hedhura ne kutine e gabuar per KZAZ-ne 48, njesine bashkiake numer 4 ne kryeqytet. Ne kete njesi, pas hapjes se 160 kutive rezultuan nje numer i barabarte fletesh te hedhura gabimisht per te dy kandidatet per Bashkine e Tiranes. Me konkretisht, nga hapja e ketyre kutive rezultuan 53 vota per kandidatin demokrat Lulzim Basha dhe 53 vota per rivalin e tij, kandidatin socialist Edi Rama. Me rezultatin e mbledhjes se paradites se KQZ-se, kandidati demokrat Basha, kishte nje epersi prej 78 votash ndaj Rames. Epersi kjo qe u rrit pasdite me hapjen e kutive per njesine numer pese. Cuditerisht, ndonese me e madhe ne volum, hapja e kutive per kete njesi u be ne nje kohe shume te shpejte, ne krahasim me njesine kater, ku 160 kuti u hapen per me shume se 3 ore, nderkohe qe 224 kutite per njesine numer 5, u hapen ne rreth 2 ore e 30 minuta. Me mbylljen e numerimit te pese njesive bashkiake ne kryeqytet, tashme grupeve te numerimit te ngritur ne ambientet e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, i mbeten edhe gjashte njesi bashkiake per tu hapur dhe vleresuar ne se ne to ka flete te hedhura ne kutine e gabuar apo jo. Puna do te rinise serish ne mbledhjen e sotme, ku do te hapen kutite per njesine bashkiake numer gjashte ne mbledhjen e paradites dhe per njesine bashkiake numer 7 ne mbledhjen e pasdites. Me kete ritem, KQZ pritet qe t'i jape fund procesit te hapjes se kutive per Bashkine e Tiranes, diten e enjte ne mbremje. Duke pasur mundesine keshtu qe te prodhoje nje rezultat per kryeqytetin ne fundjave, ashtu sic e parashikoi edhe kryetari i KQZ-se, Arben Ristani pak dite me pare. Pas mbylljes se ketij procesi nga KQZ, serish forcat politike mund te ankohen brenda afateve ligjore ne Kolegjin Zgjedhor, per ndonje pretendim te tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›