Berisha e Meta bashkë në samitin e Sarajevës
TIRANE- Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta në Samitin e Sarajevës, që do të mbahet në 2 qershor, në Bosnje Hercegovinë. Në përbërje të delegacionit shqiptar, që shkon në këtë Samit për të marrë një shenjë pozitive për liberalizimin e vizave, mësohet që do të jenë edhe ambasadori shqiptar në Sarajevë, Flamur Gashi, drejtoresha e Drejtorisë së BE-së në Ministrinë e Jashtme, Ilda Zhulali si dhe shefi i kabinetit të ministrit të Jashtëm, Sokol Dervishaj. Samiti i Sarajevës ka si qëllim mbledhjen e të gjithë aktorëve të rajonit, shteteve të BE-së, por edhe të Ballkanit dhe më gjerë se kaq.
Në konferencën e radhës për Ballkanin, e programuar në 2 qershor në Sarajevë, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian nuk mund t'ju ofrojnë vendeve të rajonit asnjë premtim konkret për anëtarësimin e Ballkanit në BE. Lajmi është publikuar në një të përditshme të Zagrebit, "Jutarnji list", ku janë dhënë edhe detaje të draftit që do të dalë nga kjo konferencë. Në këtë dokument, shkruan gazeta, do të marrin pjesë vende të rëndësishme të Ballkanit, por nuk do të ketë asnjë premtim konkret dhe parashikime optimiste. Gazeta shkruan se BE nuk do të gënjehet më si në të kaluarën, kur ka pranuar vende vetëm pjesërisht gati, dhe se për vendet e Ballkanit kjo nuk do të jetë më e mundur. Nga ky Samit, qeveria shqiptare pret lajme të mira sa i takon fillimisht liberalizimit të vizave, ashtu siç e kanë deklaruar edhe më parë drejtuesit e qeverisë.
(s.g/GSH/BalkanWeb)