Mësuesi kujdestar: E vërteta e sherrit në shkollë
Një nga personat e përfshirë në ngjarjen e ndodhur në shkollën “Liri Kazazi” është Sokol Dushe, mësues i Edukimit Fizik dhe mësues kujdestar i klasës së 14-vjeçarit D.çekrezi. Në momentet e para pas ngjarjes, mësuesi kujdestar u paraqit nga media si personi që kishte konflikte me nxënësin, por ai sqaron se ishte përfshirë fare rastësisht në debatin që zhvillohej mes nxënësit të tij dhe mësuesit të muzikës. Dushe tregon se ditën e ngjarjes ai është përballur me nxënësin në korridorin e shkollës, ndërsa fëmija po ndiqej nga pas nga mësuesi i muzikës. Ai tregon gjithashtu se doli në oborrin e shkollës, pas nxënësit, së bashku me kolegun e tij, dhe u qëllua nga 14-vjeçari me një dryn, që i shkaktoi një plagë të lehtë në këmbë. Mësuesi kujdestar thotë se ka qenë në spital për të mjekuar plagën kur në shkollë është rikthyer fëmija me armë në dorë. Sokol Dushe thotë se nuk ka pasur asnjëherë më parë përplasje me nxënësin D.çekrezi, madje e ka mbajtur më afër nga nxënësit e tjerë, duke njohur natyrën e tij të hedhur. “Sapo doli nga burgu, Donaldi erdhi dhe më takoi”, tregon mësuesi kujdestar.
#