Kriza, delegacioni i BE në Tiranë. Takime të vecanta me Berishën e Ramën
TIRANE-
ORA: 22:35- PëRFUNDON TAKIMI RAMA- DELEGACIONI I BE
Delegacioni i BE-së, që mbërriti sot në Tiranë përmbylli takimet me liderët kryesore politike në Tiranë në përpjekje për zgjidhjen e krizës politike në vend. Ndalesa e parë u bë në selinë e KE-së në Tirane dhe më pas të dërguarit europianë zhvilluan takime të ndara filimisht me kryeministrin Berisha, takim i cili zgjati për rreth 2 orë dhe më pas me kreun e opozitës Edi Rama, i cili shoqërohej në takim edhe nga deputetët socialistë Damian Gjiknuri dhe Vasilika Hysi.
ORA: 21:00- MBYLLET TAKIMI I BERISHëS ME DELEGACIONIN E BE-Së
Ka përfunduar pas më tepër se 2 orësh takimi mes kryeministrit Berisha dhe delegacionit të BE-së të ardhur në Tiranë për të asistuar negociatat për zgjidhjen e ngërcit politik. Menjëherë pasi kanë dalë nga kryeministria, anëtarët e delegacionit të ardhur nga Brukseli janë drejtuar për në ambientet e bashkisë së kryeqytetit kur u pritën nga kreu i opzitës, Edi Rama.
ORA: 19:36- DELEGACIONI I BE TAKIME TE VECANTA ME BERISHëN E RAMëN
Të dërguarit e Brukselit që do të vlerësojnë nga afër hapat e politikës shqiptare për zgjidhjen e krizës tashmë kanë mbërritur në Tiranë. Sipas burimeve delegacioni do të qëndrojë 24 orë në Tiranë për të zhvilluar bisedime nga afër me dy partitë kryesore politike dhe me ekspertët e tyre, për gjetjen e një formule kompromisi.
Takimi i parë është zhvilluar në selinë e Komisionit Europian në Tiranë me ambasadorët e vendeve të BE dhe SHBA të akredituar në Tiranë.Takimi është zhvilluar pa praninë e mediave, por zelevizioni News24 ka fokusuar pamjet e ambasadorëve që kanë dalë njëri pas tjetrit nga selia e KE-së. Të pranishëm ishin ambasdori austriak, francez, gjerman ambasadori amerikan withers etj.
Më pas delegacioni i BE ka rezervuar takim me kryeministrin Berisha në selinë e kryeministrisë, ndërsa takimi me kreun e opozitës është planifikuar në orën 20:30.
Axhenda e ditës së sotme mbyllet me takimin e përbashkët të grupit të ekspertëve të dy partive.Takimet do të vijojnë edhe paraditen e nesërme. Ndërkohë misioni i të dërguarve të BE përfundon nesër në mesditë prej ku do mësohet se cili ishte rezultati i këtyre takimeve.
ORA: 15:30- TE DERGUARIT E BE MBëRRIJNë Në TIRANë
Grupi i ekspertëve të Bashkimit Europian që do vlerësojnë nga afër hapat e politikës shqiptare për zgjidhjen e krizës, tashmë kanë mbërritur në Tiranë. Ata kanë ardhur në aeroprtin e Rinasit rreth orës 15.00 dhe janë pritur nga ambasadori i KE në Tiranë, Helmut Lohan.
Delegacioni i ekspertëve kryesohet nga zëvendës shefja e kabinetit të Komisionerit për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle. Jana Katarina Loliç Shindelkova që është njëherazi dhe përfaqësuesja e Komisionerit për Zgjerim, që mbulon dhe çështjet e Ballkanit Perëndimor. Sipas burimeve, delegacioni do të qëndrojë gjatë kësaj jave në Tiranë për të zhvilluar bisedime nga afër me dy partitë kryesore politike dhe me ekspertët e tyre, për gjetjen e një formule kompromisi.
Deri tani nuk dihet asgjë nga axhenda zyrtare e tyrë, ndërkohë që institucionet kryesore në vend por dhe selitë e dy partive kryesore nuk japin asnjë lloj informacioni mbi takimet e mundshme të tyre me ekspertët e BE. Gjate takimit në Strasburg, zyrtarët e Brukselit kanë vendosur një afat 2-3 javor për Kryeministrin Berisha dhe kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama për gjetjen e një zgjidhje.
ORA 14:00-PS, DOKLE: STRASBURGU VURI 2 JAVë AFAT PëR ZGJIDHJEN E KRIZëS
Përmes një deklarate të deputetit socialist, Namik Dokle, PS deklaroi sot se “Tryeza e Strasburgut ofroi zgjidhje e vuri një afat sa dashamirës aq edhe të vendosur, sa të mençur aq edhe ultimativ!”.
Sipas Dokles, kriza e stërzgjatur politike po e fut Shqipërinë në një rreth vicioz të mosfunksionimit të demokracisë e të shtetit të së drejtës dhe zgjidhja është te transparenca e zgjedhjeve.
"Tryeza e Strasburgut ofroi zgjidhje e vuri një afat sa të mençur aq dhe ultimativ dhe të gjitha kambanat bien për qeverinë. Ndërkohë opozita, në këto dy javë po i jep parlamentit shansin e normalitetit e gjakftohtësisë për të arsyetuar dhe për të vendosur zgjidhjen që tashmë është mbi tavolinë", tha deputeti Dokle.
Sipas tij moszgjidhja dhe vazhdimi i krizës do të kenë pasoja të drejtpërdrejta dhe të menjëhershme në marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në, dhe me çdo faktor të përfshirë në tryezë. “E përsëris, që ta marrë vesh mirë Berisha, Ristani dhe gjithë stani i tyre, se fletët e votimit as mund të grisen, as mund të lagen dhe as mund të digjen. Kushdo që i shmanget zgjidhjes së ofruar; kryeministër, qeveri apo KQZ dhe flet për djegien e votave me benzinë, do të përballet me përgjegjësinë historike para vendit,” shprehet Dokle.
ORA 12:40-BORCHARDT: BE PRET ZGJIDHJE, NëSE S’KA, CëNOHET INTEGRIMI
Ambasadori gjerman në Tiranë, Bernd Borchardt ka komentuar sot situatën politike në vendin tonë duke apeluar se Bashkimi Europian pret nga Shqipëria një zgjidhje. Ambasadori gjerman ka bërë thirrje se zgjidhja duhet të bëhet në kuadrin e transparencës dhe në bazë të Kushtetutës. "Bashkimi Europian u ka thënë drejtuesve të politikës të gjejnë një zgjidhje, le ta përshëndesim këtë zgjidhje që do të vijojë në kuadër të transparencës dhe në bazë të Kushtetutës".
Borchardt u shpreh sot për mediat se BE është e shqetësuar për situatën politike në Shqipëri. “Shqipëria ndodhet në momente të rëndësishme, Shqipëria ndodhet pranë afrimit me BE-në. Nga deklaratat e komisionerit evropian për zgjerimin dhe fqinjësinë e mirë kam kuptuar se situate aktuale politike në vend ndikon tek proceset integruese”, tha Borchardt për mediat.
ORA 11:30-BERISHA: Në STRASBURG NUK NA VUNë ULTIMATUM. KUSH E THOTE KETE ESHTE PRIMITIV
Në mbledhjen e radhës së qeverisë, Kryeministri Sali Berisha iu përgjigj sot deklaratave të një dite më parë të kreut socialist Edi Rama, ku bënte thirrje për zgjidhje të krizës brenda afatit të caktuar nga ndërkombëtarët.
Berisha tha se takimi me Ramën e ndërkombëtarët në Strasburg ishte shumë i qartë dhe se në të nuk pati asnjë ultimatum për zgjidhjen e krizës politike.
“Takimi në Strasburg ishte qartësisht pozitiv. …Një gjë dua t’ju garantoj se nuk ka patur në mënyrë kategorike asnjë ultimatum për të zgjidhjen e krizës”
Sipas Berishës, kush e ka thënë këtë, nuk e njeh sic duhet politikën dhe është primitive. “Nuk mund të imagjinoj kush një ultimatum për një hetim të kësaj natyre, ky është një interpretim thellësisht politik dhe ne jemi qeveri e dalë nga zgjedhjet më të lira dhe të ndershme të bëra ndonjëherë në këtë vend, zgjedhje që u certifikuan nga OSBE-ODHIR. Ata që mendojnë se kësaj qeverie i kanë dhënë ultimatum, atyre u ka ngelur ora në historitë më të këqija të këtij vendi. S’ka dhe nuk mund të ketë ultimatum, duhet ta studiojë më mirë politikën dhe të shohë se ku vihen ultimatumet”.
Ndër deklarimet e sotme të Berishës në mbledhjen e qeverisë ishte dhe dhe shprehja se “unë kundërshtarin politik nuk e cilësoj kurrë armik. Nuk udhëhiqem kurrë nga ky lloj termi.
Kryeministri pohon se i qendron dialogut politik per te diskutuar brenda te gjitha hapesirave ligjore cdo ceshtje ne vend. Referuar sërish tyrezës së Strasburgut, Berisha shtoi se ai i respekton bisedimet që u bënë në të dhe se nuk merr përsipër ti bëjë publike ato. “Në darkën e fundit janë diskutuar opsione të cilat për shkak të karakterit të tryezës nuk kam marrë përsipër dhe të marr përsipër ti bëj publike, por kam spikatur dhe do spikas për të respektuar Kushtetutën e këtij vendi, për të patur dialog mes forcave politike, për të diskutuar të gjitha hapësirat e mundshme, për të arritur në një zgjidhje të mesme”.
ORA 07:00-KUTITë, PESë EKSPERTëT E BE VIJNë SOT Në TIRANë
Në grup ekspertësh dhe zyrtarësh politikë nga BE do të vijnë sot për të marrë pjesë në negociatat për gjetjen e rrugëdaljes nga kriza politike, si dhe për të diskutuar mundësinë e hapjes së kutive të fletëve të votimit.
Zyrtarët e lartë në Bruksel i kanë vënë afat dy javë PD në pushtet dhe PS në opozitë për të gjetur dhe rënë dakort për rrugëdaljen nga kriza politike që mban vendin të mbërthyer prej 10 muajsh.
Grupi i ekspertëve do të kryesohet nga zëvendës shefja e kabinetit të Komisionerit për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle. Jana Katarina Loliç Shindelkova është përfaqësuesja e Komisionerit për Zgjerim, që mbulon dhe çështjet e Ballkanit Perëndimor, e cila do të jetë në përbërje të ekipit miks për çështjen e hapja të kutive dhe të arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet maxhorancës dhe opozitës për hetimin e zgjedhjeve. Një ekspert do të mbërrijë nga Komisioni i Venecias, i cili do të njihet njëkohësisht me ligjet shqiptare, Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën, për mundësinë e hapjes së kutive. Gjithashtu, pritet që në përbërje të grupit jetë dhe një përfaqësues nga ana e Këshillit të Evropës, si dhe anëtarë të grupeve parlamentare të KiE si të PPE dhe të PSE të cilët ishin të angazhuar në mbrëmjen e Strasburgut.
Mësohet se përmbajtja e negociatave do të mbahet larg publikut, për të mos rrezikuar rezultatin e tyre ndërkohë dje kreu i PS Edi Rama zhvilloi një takim një orësh kokë më kokë me presidentin Bamir Topi lidhur me situatën në vend. As nga Presidenti Topi, dhe as nga Rama nuk u shpreh asgjë konkrete për ato çfarë u tha në takim. Vetëm në faqen në internet të Presidentit Topi u informua se "situata më e fundit politike në vend ishte temë kryesore e bisedës kokë më kokë të zhvilluar në zyrën e Kryetarit të Shtetit”.
Ekspertët evropianë nuk do të udhëtojnë drejt Tiranës me mandatin për të imponuar zgjidhje apo kompromis, por thjesht për të lexuar e për të kuptuar më mirë qëndrimet e palëve, e më pas, në bazë të ekspertizës së tyre, për të ofruar vetëm këshilla. Pas dy ditë qëndrimi në Tiranë, delegacioni i ekspertëve do të raportojë në Bruksel në lidhje me konsultat paraprake të zhvilluara me ekspertët e partive shqiptare, e më pas mund të arrihet në një konkluzion përfundimtar.
(d.b/s.g/e.n/BalkanWeb)