Shkollat nëntëvjeçare nuk kanë psikologë
Pavarësisht shumë ngjarjeve të rënda me protagonistë nxënës e mësues, shkollat nëntëvjeçare nuk kanë ende shërbimin e psikologut. Drejtoresha e Arsimit për Qarkun e Fierit, Suzana Numani, thotë se shërbimi i psikologut mungon në të gjitha shkollat nëntëvjeçare të Qarkut të Fierit dhe më gjerë. Sipas saj, trajtimi nxënësve nga psikologët ka ndodhur vetëm atëherë kur ka pasur probleme. “Kemi operuar më shumë me projekte, me organizata dhe shoqata të ndryshme, por për të pasur shërbim të përhershëm të psikologut nuk është në dorën tonë”, thotë Numani. Ajo tha gjithashtu se për rastin e Lushnjës nuk është marrë ende asnjë masë, pasi drejtoria arsimore e rrethit ka kërkuar që masat të merren në bazë të përfundimit të hetimeve nga organet kompetente.
#