E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha e Thaci inagurojne sot Morine- Merdare

TIRANE-Inagurohet sot fillimi i punimeve për ndërtimin e autostradës Morinë-Vermicë-Prizren-Merdar ku në ceremoni e cila pritet të nisë në mesditë do të jenë të pranishëm dy kryeministrat ai i Kosovës dhe Shqipërisë, Hashim Thaci dhe Sali Berisha.

Ndërkohë javët e fundit Qeveria e Kosovës i dha zgjidhjen përfundimtare shpronësimeve në zonën që prek rruga me anë të një vendimi për lëvrimin e fondit pasi u përcaktua edhe gjurma që do të ndjëkë rruga.
Disa media dhe ekspertë ndërkombëtarë kanë kritikuar qeverinë e Kosovës se po e fillon ndërtimin e rrugës pa siguruar financimet e nevojshme.

Projekti i cili kushton 700 milionë euro është nënshkruar mes Qeverisë së Kosovës dhe konsorciumit amerikano turk “Bechtel & Enka”.

Duke u lidhur me rrugen Durres - Kukes, autostrada qe po ndertohet në Kosovë mbulon ciklin e plotë të levizjes nga Kosova në Shqipëri.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›