Bundesliga ndalet Bajerni, por Shalke mbetet e dyta
GJERMANI- Bajerni i Mynihut nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Borusia Mynshengladbah, duke rrezikuar seriozisht titullin kampion në Gjermani. Bavarezët tashmë janë në kuotën e 64 pikëve, po aq sa Shalke 04, e cila fitoi 1-0 në fushën e Hertës së Berlinit. Por, skuadra e Luis Van Gal vazhdon të qëndrojë në krye, në sajë të fitoreve në ndeshjet direkte dhe të golavarazhit më të mirë.
Bajerni pësoi një gol shokues në fillimin e pjesës së dytë, por Klose ktheu në lojë bavarezët 17 minuta para fundit. Ndërsa Shalke, arriti të marrë 3 pikë në Berlin ndaj Hertës, pas fitores minimale 1-0, me një gol të Vesterman në minutën e 87-të. Në takimet e tjera, Leverkusen mposhti 3-0 Hanoverin, duke u ngjitur në 57 pikë, ndërsa Dortmundi fitoi 3-2 në fushën e Nuremberg. Ndërkohë Verder Bremen mposhti 1-0 Këlnin në minutat shtesë, duke ruajtur vendin e tretë, me pikë të barabarta me Leverkusen. Mainci dhe Frankfurti barazuan 3-3.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)