E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, ART heq 14 antena serbe të telefonisë celulare

PRISHTINë- Autoriteti Rregullativ i Kosovës e quan të përfunduar aksionin për mënjanimin e transmetuesve ilegale të telefonisë celulare të Serbisë në Kosovë. 14 transmetues ilegalë të telfonisë serbe kryesisht në zonat e banuara nga serbët janë hequr, por rezultati i plotë i këtij aksioni do të bëhet i ditur vetëm ditën e hënë. Qeveria e Kosovës është përpjekur të bindë banorët se aksioni nuk ka motive politike por vetëm për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të operatorëve të telefonisë serbe.
Ndërkohë kanë ardhur menjëherë reagimet e zyrtarëve serbë. Oliver Ivanovic deklaron se janë ndërprerë linjat e komunikimit në shumë zona serbe, sipas tij ky është një aksion kundër serbëve

Në një zhvillim tjetër menjëherë pas përfundimit të aksionit në veri të Kosovës, persona të panjohur kanë dëmtuar transmetuesin e telefonisë celulare të kompanisë IPKO. Incidenti ndodhi në fshatin Rudar i Vogël, të Zveçanit. IPKO ka premtuar se antena shumë shpejt do të rikthehet në punë. Qeveria e Kosovës duke dënuar aktin kërkoi që autorët e këtij sulmi të vihen përpara përgjegjësisë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›