Tirane, spitalet shtetërore e private do akreditohen
TIRANE-Vlerësim për cilësinë e shërbimeve, por edhe tarifat që ofrojnë. Në këtë mënyrë pacientët do të dinë të përzgjedhin spitalin se ku do ta marrin shërbimin që kanë nevojë.
Kjo pritet të dalë nga akreditimi që do t'i nënshtrohen si spitalet publike, ashtu edhe ato private. Drejtori i Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, Isuf Kalo, shprehet se kjo procedurë duhet të nisë sa shpejt dhe për vonesat e krijuara ai akuzon strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila po zvarrit procedurat administrative. "Ligji presupozon që të gjitha institucionet shëndetësore publike apo private, duhet t'i nënshtrohen këtij procesi të akreditimit, bazuar në standarde. Pritet një vendim i qeverisë që do të legalizojë ose do të rregullojë mënyrën se si do të zhvillohet ky proces, sa ditë do të zgjasë vëzhgimi, sa njerëz do të shkojnë dhe se si do të bëhet procesi i marrjes së vendimit", - ka shpjeguar kreu i QKCSA, Isuf Kalo. Sipas tij, këtë verë do të përfundojnë dhe monitorimet mbi eficencën e të gjitha spitaleve, proces pas të cilit do të përcaktohet se cilat spitale punojnë me kapacitete të plota dhe nuk djegin fondet. "Faza e parë e projektit synon që të bëjë një fotografim analitik dhe pastaj një analizë të gjendjes ku janë spitalet. çfarë bëjnë, çfarë personeli kanë, çfarë pajisjesh, si funksionojnë, pse nuk funksionojnë, cila është cilësia që ofrojnë, etj, dhe kjo do të çojë në një fazë reflektimi", - ka sqaruar Kalo.
(GSH/BalkanWeb)