E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vonojnë dëmshpërblimet, banorët në protestë

SHKODëR- Dëmshpërblimet nga përmbytjet, mungesa e energjisë elektrike prej 10 ditësh dhe mungesa e ujit të pijshëm, kanë bërë që dhjetra banorë të komunës Gur i Zi, të protestojnë ndaj këtyre problemeve. Banorët shprehen se dëmshpërblimet janë ndarë sipas bindjeve partiake të banorëve.

Ata kanë shtuar se ky fshat është lënë totalisht pas dore edhe përsa i përket furnizimit me ujë të pijshëm dhe furnizimit me energji elektrike e cila mungon prej 10 ditësh, si pasojë e dëmtimit të transformatorit të fshatit.

Ndonëse situata është përmirësuar përsa i përket përmbytjeve të fundit, komuna Gur i Zi përjetoi nivele të larta të ujit nga 3 përmbytjet e këtij viti. Banorët shprehin pakënaqësitë e tyre përsa i përket dëmshpërblimeve që duket se nuk janë problemet e vetme për këtë komunë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›