Super Gigs, Mançesteri i rimerr kreun çelsit
ANGLI- Mançester Junajtid ka rimarrë kreun e Premier Ligës, të paktën për 24 orë. “Djajtë e Kuq” mposhtën 3-1 në “Old Traford” Totenhemin, në një ndeshje tepër decizive për çështjen e titullit kampion në Angli. Pas një pjese të parë pa gola, skuadra e Ferguson gjeti avantazhin në minutën e 78-të me anë të Rajan Gigs, që shndërroi në gol një penallti të fituar nga Patris Evra. “Gjelat” e Londrës nuk u dorëzuan dhe në minutën e 70-të barazuan me anë të Ledli King, që mposhti Van der Sar me kokë pas një goditje këndi.
10 minuta para përfundimit, Nani kaloi “Djajtë e Kuq” në avantazh me një parabël të bukur, ndërsa takimi u mbyll sërish nga Rajan Gigs, që shndërroi në gol një tjetër penallti. Fitorja e ngjit Mançesterin në kuotën e 79 pikëve, 2 më shumë se çelsi, që të dielën ndeshet ndaj Stokes. Në takimet e tjera të kësaj jave, Arsenali dhe Mançester Siti barazuan pa gola në “Emirates Stadium”, një rezultat që e çon skuadrën e Mançinit 1 pikë larg Totenhemit. Ndërkohë Sandërlendi fitoi 1-0 ndaj Hullit në transfertë, ndërsa Uest Hemi i Xolës mposhti 3-2 Uiganin. Barazim 2-2 në sfidën Bolton-Portsmuth, ndërsa 1-1 u mbyll ndeshja mes Ulverhempton dhe Blekbërn.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)