Interi mposht Atalantën, në krye për 24 orë
MILANO- Ashtu si ndaj Barcelonës në Champions League, Interi ka bërë një tjetër përmbysje për të fituar 3-1 ndaj Atalantës në kampionat. Zikaltërit rimarrin kreun e renditjes në Serinë A, në pritje të ndeshjes së Romës ndaj Sampdorias të dielën në mbrëmje. Murinjo pati bërë jo pak rotacion në krahasim me skuadrën që u përball në mesjavë me katalanasit, duke hedhur në fushë 5 futbollistë të ndryshëm. 15 minutat e para për zikaltërit kanë qenë një “tmerr” më vete, pasi bergamaskët janë nisur mjaft mirë, duke shënuar me anë të Tiribokit në minutën e 5-të. Por, kjo mjaftoi për të shkundur ekipin kampion në fuqi të Italisë. Në minutën e 24-t, në të parin top të mirë, Milito arrin të barazojë.
11 minuta më pas ishte MekDonald Mariga që kaloi vendasit në avantazh, duke shënuar golin e parë në Serinë A. Shnajder ndërkohë ishte sërish më i miri në fushë, të paktën në 45 minutat e para, pasi në pushim holandezit iu desh t’i linte vendin Kambiasos, për një shqetësim muskular. Një lajm i keq për Murinjon dhe tifozerinë zikaltër, megjithatë gjasat janë që Shnajder të jetë në fushë në ndeshjen e së mërkurës kundër Barcelonës. Takimi i sotëm u mbyll me një gol mjaft të bukur të realizuar nga Kristian Kivu, që goditi fuqishëm nga jashtë zonës, për të mposhtur për herë të tretë portierin Kopola. Fitorja kishte një rëndësi të madhe për Interin, pasi ishte e 4-ta radhazi në “San Siro” dhe rezultati i 44-t radhazi pozitiv në shtëpi. Kreu i marrë sot e ka vënë nën presion Romën, që sot ka një ndeshje të vështirë ndaj Sampdorias.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)