E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha e Thaçi sot inaugurojnë rrugën



Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij Sali Berisha do të inaugurojnë sot punimet e autostradës Morinë-Merdare, vijim i Durrës-Kukës, ose siç njihet ndryshe si "rruga e kombit". Ceremonia e punimeve të autostradës, që do të ndërtohet nga kompania amerikano-turke "Bechtel-Enka", do të mbahet sot në orën 13:00. Ky segment rrugor, i cili do të kushtojë rreth 700 milionë euro, do të ndërtohet nga e njëjta kompania, "Bechtel-Enka". Të dy kryeministrat shqiptarë do të presin shiritin e fillimit të punimeve. Mësohet se ceremonia e inaugurimit do të kryhet në Vërmicë. Kryeministri Thaçi ishte i pranishëm në maj të vitit 2009 në Shqipëri, kur kreu i Qeverisë shqiptare Sali Berisha inauguroi përfundimin e hapjes së tunelit të Kalimashit, 5.6 kilometra të gjatë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›