Mediu:Të njëjtin rezultat në lokale
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka nisur një turn në të gjithë vendin për përgatitjen e zgjedhjeve lokale që do të mbahen pas 1 viti. Mediu ishte dje i pranishëm në Durrës në Asamblenë rajonale të PR-së, nga ku deklaroi se zgjedhjet lokale janë jetike për këtë parti. "Ne duhet të marrim në analizë qendër për qendër votimi, emër për emër, sipas listave të votuesve, sa vota kemi marrë gjithsecili në qendrën tonë të votimit, si janë numëruar ato vota. Do të gjejmë mënyrën t'i kombinojmë atë që kemi marrë në zgjedhjet e kaluara lokale me ato që dolën në zgjedhjet e përgjithshme. Kush janë këshi-lltarët tanë të komunave? A janë ata prezent në jetën politike tonën, dhe të Asambleve Rajonale të Partisë Republikane? Këshilltarët e bashkive janë apo nuk janë të tillë?", tha Mediu. Ai foli edhe për situatën aktuale politike duke thënë se "ky është një moment i madh përgjegjësie, i cili duhet të reflektohet edhe nga opozita, duke vendosur në plan të parë interesin kombëtar dhe jo interesat individuale të drejtuesve të PS së".