"Berisha e humbi shansin t‘u kërkojë votën shqiptarëve"
Kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, deklaroi dje në Përrenjas se qeveria e djathtë e ka humbur të drejtën që të kërkojë votën e shqiptarëve, për shkak të premtimeve të pavarura. Në vijim të takimeve në zona të ndryshme të Qarkut të Elbasanit, për të prezantuar programin qeverisës, Leskaj tha se "për të kuptuar këtë mjafton t‘i referohesh programit të Partisë Demokratike të vitit 2005". U premtoi në program mirëqenien e u dha varfërinë, tha ajo. Sot shqiptarët nuk janë më të pasur, por më të varfër se katër vjet më parë. Dhe këtë nuk e thotë vetëm opozita, por shqiptarët. Sipas saj, qeveria e përmend shpesh se ka rritur pagat e mësuesve, por sot ajo taksohet më shumë se më parë. "Kësaj i thonë ta jep me një dorë dhe ta merr me dorën tjetër. Veç kësaj është hequr paga e trembëdhjetë", vijoi Leskaj. Një tjetër premtim i qeverisë Berisha në 2005-ën ishte edhe lufta anti-korrupsion. Sipas Leskajt, edhe në këtë betejë qeveria ka humbur. "Kjo kartë ka rënë me kohë. Ra në Gërdec, që shënoi kulmin e bëri xhiron e botës me jetët që mori. Kush mund të besojë sot te koalicioni i Gërdecit?", shtoi kryetarja e grupit kuvendor të PS-së.
"Kush mund të flasë për anti-korrupsion pas Gërdecit? Kush mund të flasë për anti-korrupsion kur në rrugën Durrës-Kukës janë groposur miliona euro të taksapaguesve?", shtroi pyetjen Leskaj. Deputetja e PS-së vuri në dukje edhe punën dyvjeçare të selisë rozë për hartimin e programit. Ne jemi angazhuar, tha ajo, për dy vjet me një punë shumë serioze, për të bërë një program qeverisës serioz, që do vazhdojmë ta prezantojmë në çdo qark. "Kjo është diferenca e madhe me ata që sundojnë sot Shqipërinë përmes skamjes dhe korrupsionit. Kjo është garancia e fitores në datën 28 qershor", insistoi Leskaj.