Xhafaj: Kartat, të thjeshtohen procedurat për aplikantët
Partia Socialiste kërkon lehtësimin e shpërndarjes së kartave të identitetit me parimin "One Stop Shop", ose e thënë ndryshe, të gjithë shërbimin në një sportel. Kjo procedurë, sipas socialistëve, do të shmangë tërësisht taksën e votës, burokracinë, aplikimin selektiv, çdo mundësi për manipulim, madje fitohet edhe koha e humbur. Sekretari për çështjet ligjore në PS, Fatmir Xafaj, deklaroi dje gjatë një komunikimi me mediat, se çdo shtetas që nuk ka pasaportë për të marrë një kartë identiteti, duhet të shkojë në një zyrë të vetme për ta marrë atë, në mënyrë që të rritet interesi i votuesve. Socialistët shprehen se përmes vetëdeklarimit të një statusi nga ana e vetë votuesit, shteti merr përsipër të paguajë koston, por më pas të verifikohet statusi i vetëdeklaruar. Nëse ndodh se vetëdeklarimi nuk përputhet me statusin që është verifikuar, atëherë shtetasi gjobitet ose çaktivizohet karta e identitetit. Për realizimin e "One Stop Shop", Xhafa propozoi katër hapa. Së pari, sipas zyrtarit socialist, votuesi të shkojë drejtpërdrejt te stacioni i aplikimit, pa qenë i detyruar të shkojë te zyra e bashkisë, komunës, e pensioneve apo te posta e Kryeministrit. Së dyti, votuesi të vetëdeklarojë në një dokument standard të nënshkruar prej tij për statusin përkatës të përqasur me listat zyrtare. Së treti, dokumenti i vetëdeklarimit mbahet nga firma koncesionare dhe i paraqitet shtetit për efekt të detyrimit financiar. Së katërti, organet shtetërore realizojnë në vijimësi procesin e shlyerjes së detyrimit nga shtetasit që kanë përfituar këtë shërbim kundrejt tarifës përkatëse. "Me këtë vendim mundësohet eliminimi tërësisht i taksës së votës, burokracia e tepërt, mundësitë për aplikim selektiv, çdo lloj mundësie për manipulim, si dhe fitohet koha e humbur në kushtet kur jemi në afatet minimale kohore", tha sekretari për çështjet ligjore në PS, Fatmir Xhafaj. Sakaq, deri në reflektimin e qeverisë, socialistët do të vijojnë të mos marrin pjesë në Parlament. I pyetur për këtë, Xhafa sqaroi se çështja për të cilën flitet është më e rëndësishme se sa sfilatat në Parlament. PS vijon t‘i mbetet qëndrimit të shprehur edhe më parë, se në rast të mosmarrjes së masave të menjëhershme dhe radikale për të ndryshuar qëndrim në pajisjen e qytetarëve me letërnjoftimin elektronik, atëherë, politikisht, ligjërisht, moralisht dhe praktikisht, procesi mund të konsiderohet i dështuar dhe bashkë me të, edhe detyrimi solemn për të garantuar zgjedhje sipas standardeve evropiane për qytetarët shqiptarë, nënvizoi deputeti socialist. Ai u shpreh skeptik edhe ndaj masave të fundit të qeverisë për lehtësimin e procesit të kartave të identitetit. Madje, sipas Xhafës, vendimet e qeverisë nuk janë zbatuar ende për shkak të mungesë së veprimit nga ana e Ministrisë së Financave. "Ende nuk ka nisur të zbatohet dhe nuk ju është shpërndarë njësive vendore nën justifikimin absurd se mungon udhëzimi i Ministrisë së Financave dhe kjo sepse ministri na qenka te muri i madh kinez, atje ku është duke u kënduar versioni i ri i këngës së vjetër, "Dy luanë ka sot bota, një Azia e një Evropa", shtoi deputeti socialist. Veç kësaj, opozitarët shohin me shqetësim edhe shpërndarjen e pikave të aplikimit. Sipas Xhafës, në 111 komuna të vendit nuk ka filluar ende procesi, çka ai e cilësoi jo vetëm paaftësi të qeverisë, por për një atentat të paramenduar të saj ndaj themelit të shoqërisë demokratike e shtetit ligjor, zgjedhjeve të lira e të ndershme, ndaj të nesërmes së vendit. PS i ka dhënë afat qeverisë deri në fund të kësaj jave që të vendosë dhënien e kartave të identitetit falas për shtetasit pa pasaportë, ose do të përballet me protestat e qytetarëve.
Zgjedhjet
Në rast të mosmarrjes së masave të menjëhershme dhe radikale për të ndryshuar qëndrim në pajisjen e qytetarëve me letërnjoftimin elektronik, atëherë, politikisht, ligjërisht, moralisht dhe praktikisht, procesi mund të konsiderohet i dështuar
Tabela
Propozimet
1. Votuesi të shkojë drejtpërdrejt te stacioni i aplikimit, pa qenë i detyruar të shkojë te zyra e bashkisë, komunës, e pensioneve apo te posta e Kryeministrit
2. Votuesi të vetëdeklarojë në një dokument standard të nënshkruar prej tij për statusin përkatës të përqasur me listat zyrtare
3. Dokumenti i vetëdeklarimit mbahet nga firma koncesionare dhe i paraqitet shtetit për efekt të detyrimit financiar
4. Organet shtetërore realizojnë në vijimësi procesin e shlyerjes së detyrimit nga shtetasit që e kanë përfituar këtë shërbim kundrejt tarifës përkatëse
Zgjedhjet
Në rast të mosmarrjes së masave të menjëhershme dhe radikale për të ndryshuar qëndrim në pajisjen e qytetarëve me letërnjoftimin elektronik, atëherë, politikisht, ligjërisht, moralisht dhe praktikisht, procesi mund të konsiderohet i dështuar
Tabela
Propozimet
1. Votuesi të shkojë drejtpërdrejt te stacioni i aplikimit, pa qenë i detyruar të shkojë te zyra e bashkisë, komunës, e pensioneve apo te posta e Kryeministrit
2. Votuesi të vetëdeklarojë në një dokument standard të nënshkruar prej tij për statusin përkatës të përqasur me listat zyrtare
3. Dokumenti i vetëdeklarimit mbahet nga firma koncesionare dhe i paraqitet shtetit për efekt të detyrimit financiar
4. Organet shtetërore realizojnë në vijimësi procesin e shlyerjes së detyrimit nga shtetasit që e kanë përfituar këtë shërbim kundrejt tarifës përkatëse