Berisha siguron jetën e ushtarëve pa tender
Qeveria shqiptare vendosi të sigurojë trupat shqiptare që shërbejnë jashtë vendit në misione paqeruajtëse me fonde të Ministrisë së Mbrojtjes, pa një tender paraprak, njoftoi dje zyra e Kryeministrit.
"Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me INSIG, të bëjë sigurimin e jetës nga aksidentet në grup të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që janë me mision ushtarak jashtë vendit, me fondet e parashikuara në buxhetin e vitit 2009, miratuar për këtë ministri", thotë vendimi. Disa qindra ushtarë dhe oficerë shqiptarë shërbejnë aktualisht në misione paqeruajtëse në kuadër të NATO-s, apo të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit. Trupat janë shpërndarë aktualisht në Irak, Afganistan dhe Çad.
INSIG është një kompani ish-shtetërore e privatizuar këtë vit. Më herët, kjo kompani ka përfituar nga sigurimi me prokurim të drejtpërdrejtë i automjeteve shtetërore. Vendimi nuk jep shpjegime se për çfarë arsyeje një kompani private do të sigurojë jetën e ushtarëve pa një garë paraprake, në një treg ku veprojnë shumë kompani private.