Berisha, ende peng i Bërnlit
Besart Berisha nuk është ende një lojtar i Arminia Bielefeld. Drejtori sportiv i klubit gjerman, Detlev Daimeier, kërkon që gjërat e mira t'i komentojë në momentin e duhur. "Që prej së hënës jemi të ngarkuar për të shqyrtuar problemin me Bërnlein, ku Berisha është akoma nën kontratë. Nuk kemi nxjerrë ende një përfundim dhe diskutimet do të vazhdojnë,"- bëri të ditur Daimeier për mediat vendëse. Me lojtarin vetë, klubi gjerman ka rënë dakord për një kontratë tre vjeçare dhe mundësia është e madhe që kjo të zyrtarizohet.