Karabaku i Telit, 1 mln usd se eliminoi Rozenborg
Admir Teli është cilësuar si futbollisti i ndeshjes kundër Rozenborgut javën e shkuar, teksa ekipi i tij azerbajxhanas, Karabak fitoi 1-0 kundër norvegjezëve dhe i eliminoi ata nga Liga e Evropës. "Kaluam turin e parë të dhe ky ishte një sukses shumë i madh si për mua ashtu edhe për klubin, duke pas parasysh se kishim përpara një ekip shumë të fortë siç ishte Rozenborgu". Media ndërkombëtare bën të ditur se federata azerbajxhanase i kishte dhënë një milion dollarë shpërblim për kualifikimin e Karbakut dhe një pjesë e mirë e këtyre parave do t'iu shpërndaheshin lojtarëve.