Berisha fton Ramen te vendose per heqjen e imunitetit
Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së kryeministri Sali Berisha kërkoi nga opozita që të votojë heqjen e imunitetit, i cili sipas tij është në interesin e qytetarëve dhe varianti i dërguar në Kuvend është ai i propozuar nga opozita.
“E ftoj zotin Rama që të vendosë pë heqjen e imunitetit, pasi mazhoranca ka paraqitur variantin e ndryshimit të kushtetutës që opozita e ka mbështetur publikisht. Kundër këtij vendimi janë ata që kanë frikë nga vetja e tyre pasi përzihen me gjëra që nuk duhet të përzihen. E ftoj Ramën që ta votojmë, sepse ne kemi sjellë variantin që ka kërkuar opozita”- deklaroi shefi i qeverisë, i cili shtoi se propozimet për mënyren e heqjes së imunitetit, që kanë dalë në media janë absurde.
“Kërkojnë të mbajnë qeveri, deputet apo ministra me imunitet. Heqja e imunitetit të mos jetë një çështje për kapital politik dhe të heqim këtë lak që lëndon qytetarët shqiptarë”- vijoi më tej ai.
Berisha: Reforma Zgjedhore, përpjekje për kompromis
Përsa i takon çështjes së refomës zgjedhore kryeministri u shpreh se janë bërë të gjitha pëpjekjet për kompromis dhe kjo tematikë po shkon drejt zgjidhjes, ndërsa pohoi se ëhstë rënë dakord për 20% për elektronikën.
“Kemi bërë të gjithë kompromisin dhe lëshimet dhe kjo tematike po shkon drejt zgjidhjes. Elektronika do të kapë rreth 20% të projektit pilot. Nëse do ketë defekte do të ketë procedura që të vijojë në mënyre konvencionale”- u shpreh ai.
Berisha: Rritja e rrogave pa rritur borxhin
Në nisje të mbledhjes së grupi kryeministri Berisha deklaroi se qeveria rriti rrogat dhe pensionet pa rritur borxhin, në një kohë kur rajoni i ka ulur me 40% ato, duke mbajtur kështu premtimin.
Ai foli edhe përpmirësimin e klimës së biznesit në vend dhe rritjen e investimeve. Sipas tij janë bërë 1 miliardë dollatrë investime në Shqipëri, ndërkohë që papaunësia në vend është nën kontroll.
“Në tre vjet janë bërë më shumë se 1 miliardë dollarë investime në Shqipëri, ndërsa ka një ulje të moderuar të papunësisë”- theksoi ai, i cili shtoi se janë dy projekte gjigande për vendin, ai i gazsjellësit dhe i kaskadës së Devollit.