Berisha fton bizneset e huaja të investojnë në Shqipëri
TIRANE- Mbi 100 investitorë të huaj nga Emiratet e Bashkuara, Nigeria etj kanë marrë pjesë në konferencën e dytë ndërkombëtare për investimet e huaja në Shqipëri. Kryeministri Berisha ka ftuar kompanitë e huaja që të investojnë në vendin tonë, duke vënë në dukje potencialet e mëdha në sektorë kyc, si turizmi, energjetika, industria minerare, infrastruktura etj. Kreu i qevrisë ka bërë një panoramë të masave që janë marrë për të përmirësuar klimën për biznesin, duke u ndaluar te barra e ulët fiskale, eleminimi i barrierave administrative, prokurimet elektronike etj. Potencialet e mëdha të Shqipërisë për tërheqjen e investimeve të huaja u vlerësuan edhe nga presidneti i bankës islamike për zhvillim, Ahmet Ali. Ai deklaroi se kjo bankë do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë, duke theksuar se deri tani janë investuar 140 milionë euro në 21 projekte.
(m.a/News24/BalkanWeb)
(m.a/News24/BalkanWeb)