Kosovë, sistemi gjyqësor më i prekuri nga korrupsioni
PRISHTINE- Sistemi gjyqësor i Kosovës, i cili duhet ta luftojë korrupsionin, është më i prekuri nga ky fenomen. Ky konstatim doli nga tryeza rreth përhapjes së korrupsionit në sistemin e drejtësisë në Kosovë e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Kryeprokurori i Kosovës, Hilmi Zhitia, pranon se në sistemin gjyqësor të Kosovës ka korrupsion, por, ai kundërshtoi që në këtë sistem korrupsioni të jetë në përmasa shumë të mëdha.
Instituti Demokratik i Kosovës mbajti një tryezë me temën, sistemi gjyqësor dhe luftimi i korrupsionit, në të cilën u theksua nevoja për një angazhim më serioz te sistemit gjyqësor për luftimin e korrupsionit.
Kryeprokurori Zhitia tha se po zhvillohen hetimet për rreth 50 raste të dyshuara për përfshirjen në afera korruptive. “Asnjëherë nuk e kemi përjashtuar se nuk ka korrupsion, por a do të jetë aq se sa flitet apo jo kjo nuk dihet. Do të zbuloj se janë diku rreth 50 gjyqtarë dhe prokurorë në procedura hetimore dhe presin për t’u gjykuar”, tha Zhitia.
Ndërsa, Teo Jakobs nga EULEX-i kritikon ashpër drejtësinë kosovare se nuk ka bërë shumë rreth luftimit të korrupsionit. Por, ai megjithatë thotë se gjyqësia nuk mund të bëjë asgjë e vetme, pa ndihmën e institucioneve tjera.
“Jam i bindur se nëse korrupsioni është i përhapur në Kosovë , dihet se ky fenomen ekziston edhe në gjykata. Gjykatësit dhe prokurorët nuk jetojnë në një tjetër planet dhe patjetër se dhe ata duhet të jenë të përfshirë në raste të ndryshme”, tha Jakobs.
Një studim i Institutit Demokratik të Kosovës tregon se sistemi i drejtësisë, jo vetëm që është i korruptuar, por edhe ka një ngecje të shqyrtimit dhe zgjidhjes së lëndëve që kanë të bëjnë me këtë fenomen.
Në raportin e KDI-së, madje thuhet se prokurorët kosovarë lëndët i vonojnë edhe për shkak të interesave personale që kanë me njerëz të institucioneve të ndryshme, apo me persona që dyshohet të jenë përfshirë në rastet korruptive.
(m.a/rtk/BalkanWeb)