Detyrimet për integrimin në BE, Meta takon Ina Ramën
TIRANE- Detyrimet e Shqipërisë për liberalizimin e vizave dhe integrimin në Bashkimin Europian kanë ulur zëvendëskryeministrin, Ilir Meta dhe kryeprokuroren, Ina Rama në një takim në zyrën e kësaj të fundit.
Në mesditë ministri Meta është parë të hyjë në zyrën e prokurores së përgjithshme ku ka qëndruar për rreth një orë dhe që pas takimit ka sqaruar për gazetarët se qëllimi i kësaj bisede ka qenë bashkërendimi i veprimeve mes qeverisë dhe institucioneve të pavarura për procesin e liberalizimit të vizave dhe gjithë detyrimet që dalin nga progres raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë.
“Ka qenë thjesht një takim pune me prokuroren e përgjithshme në kuandër të koordinimit tonë me gjithë institucionet e pavarura për të ëprmbushur të gjitha detyrimet që kanë të bëjnë me udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave dhe në përgjithësi për procesin e integrimit europian. Ka qenë një takim shumë i frytshëm dhe bashkëpunues” theksoi Meta.
I pyetur nga gazetarët, zoti Meta mohoi që në takim me kreun e akuzës të ketë folur për cështjen e imunitetit për 2 ministrat, ndërsa tha se qeveria është gati të pranojë cdo kërkesë për këtë cështje, duke përfshirë dhe votimin e ligjit me votat e opozitës.
“Sa herë Prokuroria të kërkojë heqjen e imunitetit për cilindo deputet, do të ketë votën time dhe të gjithë deputetëve në parlament. Për të zgjidhur njëherë e mirë punën e imuniteteve ne ftojmë opozitën të vijnë e të votojnë për kufizimin e imuniteteve” shtoi Meta.
Zoti Meta dënoi dhe aktin e dhunës së ushtruar një ditë më parë ndaj gazetarit Mero Baze duke kërkuar zbatimin e ligjit për autorët.
(e.n/News24/BalkanWeb)