“Bursa e Tiranës” qeveria po kompleton bazën ligjore
TIRANE- Qeveria po krijon bazën ligjore për zhvillimin e sistemit financiar vendas duke i hapur kështu rrugën edhe funksionimit të Bursës së Tiranës. Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka shqyrtuar nen për nen projektligjin për sipërmarrjen e investimeve kolektive. Drafti parashikon forcimin e sistemit të fondeve kolektive të investimit në Shqipëri. Ekspertët në Komision kanë shpjeguar se investitorët individë zakonisht janë më të prirur drejt investimeve afatshkurtra, ndërkohë që investitorët institucionalë janë më të prirur të jenë pjesë e strategjive të investimeve afatgjata në tregun e titujve ose ndryshe në bursë, duke ndihmuar kështu në krijimin e tregut të qëndrueshëm.
Aktualisht në Shqipëri nuk ka institucione të investimit në tituj përvec investimeve në bono thesari të cilat realizohen kryesisht nga banka tregtare vendase. Vënia në zbatim e këtij projektligji do të krijojë hapësirën për zhvillimin dhe rritjen e tregut të titujve.
(e.n/News24/BalkanWeb)