E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha fton biznesin gjerman për investime në Shqipëri

Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar para sipërmarrjeve të fuqishme gjermane potencialet që Shqipëria ofron për investime, ndërsa ka ftuar biznesin gjerman të investojë në vendin tonë duke i garantuar ata për transparencë të plotë. Gjatë takimit që ka zhvilluar në Essen të Gjermanisë me një grup investitorësh të fuqishëm, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të kompanisë që ka kryer punimet për modernizimin e Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza, kryeministri Berisha u shpreh se çdo investim i tyre në Shqipëri do të shndërrohet në një histori suksesi dhe u ndal në një nga qëllimet më kryesore të qeverisë, lehtësimin sa më të madh të klimës së biznesit. Shqipëria ka hyrë dhe do të hyjë në treg si një vend turistik me kosto të ulët, ku turistët do të gjejnë jo vetëm kushte e siguri por edhe mikpritjen e shqiptarëve, theksoi kreu i qeverisë, duke shtuar se një fushë që ofron mundësi të mëdha investimi është prodhimi i energjisë. Duke u ndalur në zhvillimin e medias në Shqipëri, Berisha shprehu garancinë se mediat si ato audio-vizive dhe ato të shkruara kanë dhe do të kenë lirinë e plotë për të shkruar, për të shprehur dhe për të shpallur çdo gjë që ata dëshirojnë. Në rast se do të vështrosh mediat në Shqipëri vihet re se një pjesë e atyre janë akoma më militante se militantët e partive, por kjo është 100 herë më mirë se sa të mos ishin media të lira, theksoi Kryeministri. Ndërsa anëtari i Kryesisë së Komisionit të Lindjes të Ekonomisë gjermane, Bodo Hombah, i cili kishte vizituar Shqipërinë 7 vjet më parë, u shpreh se ka konstatuar ndryshime impresionuese në një vizitë të dytë 6 muaj më parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›