E Diel, 1 Nëntor 2026

PSV 91, Koçi: Dënojmë aktin konflikt-ndezës të Bashkisë së Kavajës

Partia Socialiste e Vërtetë 91 ka dënuar aktin e Bashkisë së Kavajës, për të mos lejuar zhvillimin e veprimtarisë politike të PS, duke e cilësuar antipluralist dhe konflikt-ndezës nga ana e saj. Pavarësisht distancës parimore që ne kemi me lidershipin e sotëm të PS për konceptin e ndërtimit të sistemit politik, pavarësisht përpjekjeve të zotit Rama dhe grupit të tij për të nxjerre jashtë ligjit PSV 91, ne me bindje të plotë dhe pa asnjë mëdyshje politike dënojmë aktin e Bashkisë së Kavajës, u shpreh kryetari i PSV 91, Petro Koçi. Kryetari Koçi tha se ky veprim bie ndesh me kulturën e qytetëruar politike dhe përfaqëson një mentalitet të rrezikshëm për liritë politike në vend. Ai bëri thirrje në emër të PSV 91 që çdo force politike ne vend ta dënojë këtë akt të shëmtuar antidemokratik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›