E Diel, 1 Nëntor 2026

Harasani: Tenderat korruptivë, nuk respektojnë ligjin

Deputeti i PS, Andis Harasani deklaroi korrupsionin, si urë lidhëse midis Qeverisë dhe tenderave. Harasani ka denoncuar disa raste, ku këto tendera nuk respektojnë ligjin. Sipas konstatimeve të bëra nga ai, autoritetet kontraktore zhvillojnë procedura prokurimi në kundërshtim me kriteret ligjore të përcaktimit të fondit limit, apo kur këto fonde nuk janë fare në dispozicion. Gjithashtu, Harasani bën të ditur se  autoritetet kontraktore nuk zbatojnë kriteret ligjore për hartimin e dokumenteve të tenderit dhe zhvillimin e procedurave në afatin e caktuar. Harasani tha se procedurat e aplikimit zhvillohen me mangësi pasi nuk mbahen procesverbalet në përputhje me kërkesat e përcaktuara në rregullat e prokurimit publik, shembuj të plotë nga Ministria e Shëndetësisë, drejtoria e shërbimeve qeveritare, etj afrohen në raport. Deputeti socialist deklaroi se autoritetet kontraktore, gjatë shqyrtimit të ofertave kualifikojnë dhe favorizojnë operatorë ekonomik, të cilët as që i përmbushin kriteret kualifikuese. Harasani bëri të ditur se Ministria e Mbrojtjes, e Ekonomisë dhe ajo e Shëndetësisë janë kampionet të cilat ripërsëriten në këtë raport për mosrespektime dhe favorizime në proceset tenderuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›