E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet procesi i prodhimit të pasaportave biometrike

 Festat e fundiviti, kur punonjësit e kompanisë ishin me pushime si dhe fluksi i madh i aplikimeve, ka bërë që firma të mos e përballoj dot fluksin e lartë të prodhimit. Sipas burimeve konfidenciale për Gazetën Start, bëhet e ditur se janë rreth 70 mijë aplikime për pasaporta, të cilat janë të bllokuara. Megjithëse qytetarët ankohen për vonesa, sportelet e shpërndarjes nuk japin asnjë shpresë se kur do të mbërrijnë pasaportat, duke i sorollatur qytetarët herë pas here. Por ndryshe ndodh me kartat e identitetit, ku procesi i shpërndarjes vazhdon pa problem. “Kam aplikuar më shumë se një muaj, edhe për kartë identiteti edhe për pasaportë. Kartën e kam marrë dhe pasaportën jo”, shprehet një emigrantë, i cili ka ardhur për të disatën herë në pikën e shpërndarjes së kartave në Tiranë. Tashmë, duke qenë se pasaportat e vjetra nuk do të njihen më, emigrantët iu duhet të presin madje edhe me muaj për pasaportat e reja. Nuk dihet ende se kur do të zhbllokohet kjo situatë.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›