E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, fundjavë në Dajt me Shkëlzenin

GOSSIP PANORAMA 

Pas ditësh intensive të përurimeve dhe akuzave për kreun e opozitës, Edi Rama, Kryeministri Berisha ka gjetur kohë edhe për të pushuar. Pak javë më parë ai u pa së bashku me familjen, teksa shijonte detin e Himarës, ndërkohë
që ditën e djeshme kreu i qeverisë ka preferuar malin e Dajtit. Së bashku me djalin, Shkëlzenin, bashkëshorten dhe familjarë të tjerë kreu i qeverisë ka bërë një shëtitje në periferi të kryeqytetit, ku ka parë nga afër edhe vilën qeveritare të sapopërfunduar. Gjatë drekës nuk ka munguar as vështrimi i kryeqytetit me dylbi nga një prej pikave më të larta të malit të Dajtit. Ndërkohë ditën e djeshme, kreut të qeverisë duket se i është rikthyer edhe njëherë dëshira për të udhëtuar gjatë në këmbë. Burime pranë stafit të tij të ngushtë bëjnë të ditur për gazetën, se Berisha ka shfrytëzuar një moment ku familjarët e tij nuk e kanë pasur mendjen, ka Berisha, fundjavë në Dajt me Shkëlzenin lajmëruar vetëm oficerët e rojës dhe është
nisur me këmbë për rreth 55 minuta në pikën më të lartë të malit të Dajtit. Madje, burimet bëjnë të ditur se terreni tejet i vështirë mes shkurreve nuk e ka penguar aspak kreun e qeverisë të udhëtojë në këmbë deri sa është ngjitur në mal, ku ka takuar edhe disa inxhinierë në një prej tuneleve të malit. Të afërmit e Kryeministrit janë bashkuar me të vetëm pasi ai ishte ngjitur në majën më të lartë të malit fare pranë antenave. Pak javë më parë kreu i qeverisë u pa në prani të familjarëve të tij, teksa shijonte rrezet e diellit në plazhet e jugut. Akuzat e opozitës për familjarët e tij, duket se nuk i kanë bërë aspak përshtypje Kryeministrit, i cili së fundi po i shfrytëzon në maksimum ditët e pushimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›