Bie konsumi dhe çmimet e importit, inflacioni në muajin prill, 1.9%
Çmimet bien në kohën kur shqiptarët nuk kanë para për të shpenzuar. Ndikuar kryesisht edhe nga mallrat e importit, pjesa dërrmuese e të cilave kanë pësuar rënie të fortë, inflacioni në muajin prill shikon nivelin më të ulët historik, duke regjistruar 1.9 për qind. Instituti i Statistikave paraqiti dje situatën me çmimet e mallrave të konsumit dhe ndikimet që kanë në totalin e Indeksit.
Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin prill 2009 arriti 103.9 për qind kundrejt muajit dhjetor 2007, duke shënuar një ulje prej 0.1 përqindësh krahasuar me muajin e mëparshëm. Sipas INSTAT-it, ndryshimi vjetor në muajin prill është 1.9 për qind. Një vit më parë, ky ndryshim ishte 4.4 për qind. Edhe pse Banka e Shqipërisë po përpiqet të mbajë një nivel mbi 2 për qind, situata me çmimet e mallrave të importit dhe rënia e kërkesës ka krijuar kushte për ulje të inflacionit. Konkretisht, indeksi i grupit "Ushqime dhe pije joalkoolike" shënoi një ulje prej 0.2 përqindësh, me një ndikim prej - 0.1 përqindësh në totalin e ndryshimit mujor. Brenda këtij grupi ulja më e madhe prej 3 përqindësh vërehet në nëngrupin "Zarzavate përfshirë patatet". Këtu mund të përmendim uljen e çmimit të kastravecëve me 35.2 për qind, patëllxhanëve me 16.3 për qind, qepëve të njoma me 7.3 për qind, specave me 2.7 për qind, preshit me 2.6 për qind, etj. Ndërkaq, indeksi në nëngrupin "fruta" shënoi një rritje prej 4.5 përqindësh, ku mund të përmendim rritjen e çmimit të portokalleve me 7.3 për qind, dardhëve me 5.9 për qind, mollëve me 3.4 për qind, bananeve me 3.2 për qind, etj. Gjatë prillit, çmimet janë ulur edhe në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve, ku mund të veçojmë uljet në nëngrupet "bukë e drithëra" 1.3 për qind, "peshk" 0.3 për qind, "sheqer dhe reçelra" 0.3 për qind, "vajra dhe yndyrna" 0.8 për qind. Ulje ka pasur edhe në grupin "Veshje dhe këpucë", me rreth 0.1 për qind, brenda të cilit çmimet e veshjeve u ulën me 0.2 për qind dhe çmimet e këpucëve u rriten me 0.1 për qind.
Indeksi i grupit "Transport" shënoi një rritje prej 0.5 përqindësh, si rrjedhojë e ndryshimit të çmimeve të karburantit. Gjatë muajit prill, çmimi i naftës shënoi një rritje prej 3 për qind, dhe çmimi i benzinës 1.7 për qind. Indeksi i grupit "Shëndeti" shënoi një ulje prej 0.3 përqindësh, ku mund të përmendim uljen e çmimeve të medikamenteve me 0.4 për qind.