E Shtunë, 31 Tetor 2026

Garë mes prodhuesve të vajit të ullirit

Shoqata Shqiptare e Vajit të Ullirit u dorëzoi çmime fituesve të konkursit vjetor kombëtar për vajin e ullirit të organizuar në kuadrin e panairit ndërkombëtar "Balkan Modus Nutriendi", me mbështetjen e USAID. Njëzet e dy prodhuesit më të mirë shqiptarë të vajit të ullirit konkurruan për tri kategori të vajit të ullirit ekstra i virgjër. "Për të katërtin vit me radhë, Shqipëria po nderon prodhuesit më të mirë të vajit të ullirit," u shpreh zëvendësdrejtori i Misionit të USAID-it, John Brannaman. "Me 22 firma pjesëmarrëse në konkursin e këtij viti, ne shohim një rritje të ndërgjegjësimit dhe një vlerësim për cilësinë që reflektojnë punën e madhe të bërë nga fermerët, përpunuesit dhe konsumatorët shqiptarë". USAID prezantoi për herë të parë konkursin kombëtar të vajit të ullirit në vitin 2006 dhe që nga ajo kohë ka trajnuar dhe mbështetur panelin e testuesve, si dhe ka sponsorizuar organizimin e konkursit vjetor të vajit të ullirit. Vaji i ullirit ekstra i virgjër i prodhuar në Shqipëri ka potencialin për të qenë konkurrues në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›