E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Plani 6-pikësh, është i vdekur

Prishtinë-Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se gjashtë pikat e propozuara nga Ban Ki Moont për Kosovën janë të vdekura dhe se askush në Kosovë nuk duhet të merret me ato. “Ato gjashtë pika nuk do të zbatohen kurrë në Kosovë, të gjithë duhet të lirohen nga kjo çështje” – ka ritheksuar kryeministri Thaçi. Ndërkaq sa i përket raportit të sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Moon për Kosovën i cili pritet të paraqitet në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, e cila mbahet me 23 mars, kryeministri Thaçi tha se do të jetë korrekt dhe konstruktiv.

Raporti, tha kryeministri, do të mbështes përparimin që është bërë në Kosovë. Deklaratat e Thaçit, u bënë pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës, në të cilën u miratuan tri projektligje si dhe u diskutuan disa çështje të tjera aktuale në politikë dhe ekonomi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›