E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha hap fushatën në Vlorë, në sheshin e Flamurit

Berisha: do të 6-fishoj investimet për vlorën në mandatin e ardhshëm


Kryeministri Berisha zhvilloi pasditen e sotme takimin për celjen e fushatës elektorale në Vlorë. I shoqëruar nga kandidatët për deputet të qarkut të Vlorës ai garantoi vlonjatët se në mandatin e ardhshëm vlora ka një vend të vecantë në programin e invesitmeve të qeverisë, të cilat do të 6 fishohen.


Takimi u hap nga kryetari i PD-së, dega Vlorë ardain kollozi, i cili në fjalën e tij ëkrkoi votën vlonjatëve, pasi partia demokratike dhe qeveria berisha, kanë dhënë provat tek vlonjatët me investimet e kryera.


Më tej të pranishmit u përshëndetën dhe nga kandidati tjetër për deputet në qarkun e Vlorës azstrit Patoi, i cili ju bëri thirrje vlonajtëve të tregojnë se Vlora dëshiron vazhdimine ndryshimit e inicuar nga Partia Demokratike, dhe nuk do të shkojë pas akuzave apo mungesës së alternativës së PS-së.

Nga Sheshi i Flamurit ai ka prezantuar programin qeverisës të PD-së për katër vitet e ardhshme, ndërsa ju ka garantuar vlonjatëve se katër vjecari në vijim do të mundësojë 6 fishimin e investimeve në qarkun e Vlorës. Vlora ka qenë dhe mbetet priioritet në programin tonë qeverisës, u shpreh Berisha përpara mijëra qytetarëve vlonjat, që kishin mbushur sheshin e Flamurit.


Unë kam ardhur sot këtu tek ju për të garantuar qytetarët e Vlorës dhe për t'u zotuar se në rast se në katër vite ne i'a dolëm të investojmë rreth 500 milion euro në këtë qark, në rrugët e tij, ujësjellësit, investime në energjitikë, sic është teci, në bujqësinë e tij, në katër vitet që vijnë qeveria ime do të investojë në këtë qytet, duke 6 fishuar investimet.


Unë vij tek ju pas katër vitesh, kur në ndërgjegjen e çdo shqiptari është i qartë si nata ime ditën ndryshimi i madh i këtyre katër viteve që shndërruan Vlorën, në një qytet evropian. Unë vij tek ju pasi në përputhje me premtimet e bëra në këtë qytet dyfishuam rrogat e mësuesve të Shqipërisë, dyfishuam numrin e studentëve në Shqipëri.


Unë vij sot tek ju pasi i mbajtëm premtimet që unë kam bërë këtu në qytetin tuaj, në këtë shesh, ku kam thënë se në katër vite do të dyfishojmë të gjitha pensionet e fshatit, se në Vlorë dhe në mbarë Shqipërinë nuk do të ketë pension nën 100 dollarë. Unë zotohem që në katër vitte e ardhshme asnjë qytetar vlonjat, asnjë qytetar shquipatr nuk do të ketë të ardhura më pak se 2 dollar në ditë.


Unë i garantoj qytetarët e Vlorës, se ato 500 milion euro të investuara këto katër vjet në këtë qark, në energji, ujësjellësa në rrugë, në shkolla, do të 6 fishohen në mandatin tonë të dytë të qeverisjes.


Vlora ka projekte të mëdh për të zbatar, projekti i portit ku do të investohen rreth 150 miion euro dhe të punësohen 30-50 mijë punëtor, unë garantoj vlonjatët se si ju solla energjinë 24 orë në ditë, do tju sjell ujin 24 orë, në cdo cezëm të cdo vlonjati kudo qofshin, banorët në gjithë qarkun.

Ujësjellësi i vlorës kap një vlerë prej 24 milion eurosh, rruga trsballkanike ëhstë një tjetër investim amdhor në këtë qark.

Ne mblidhemi në shesh pasi i'a dolëm të aplikojmë me konsensus të plotë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.


Unë vij sot këtu tek ju për t'u zotuar njësoj si katër vite më parë se Vlora evropiane dhe Shqipëria evropiane për mua do të thotë që pensionistët e Vlorës dhe të mbarë Shqipërisë të shpërblehen jo si tani, që kemi parakaluar dy vende anëtare të BE-së, por të parakalojmë me paga dhe pensione edhe katër vende të tjera.


Vij sot këtu me angazhimin tim të plotë se punësimi dhe vetëm punësimi do të jetë përparësia ime më madhore për Vlorën dhe për Shqipërinë.

Më tej kryeministri Berisha foli për të tjera pika të planit të tij qeverisës në vitet 2009-20013, duke renditur arsimin, rikonstruksionin e qidnra shkollave, internetin në cdo shkollë, si një nismë që nuk do të shkojë deri në fund. Nxitja e biznesit do të jetë rruga kryesore e punësimit.

Më tej ai ju referuar kreut të opozitës: Na thuaj ti zoti Rama, se cili lider partie në historinë e Evropës demokratike e ka nisur forcën e vet politike drejt zgjedhjeve dhe nuk është vendosur në krye të listës? Zoti Rama, cili lider e ka bërë këtë veprim?

Fjalën e tij ëprpara vlonjatëve kryeministri Berisha e mbylli duke ju referuar himnit të PS, për fushatën "Cohu". Këtë ritëm do ta kesh marrë nga ndonjë serb, se shqipëria po ndryshon dhe kjo ëhstë e shqiptarëve. Dëgjoje dhe ti zoti Rama.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›