Berisha heq Mahon e pronave: Ka faj në zvarritjen e procesit
Kryeministri shkarkon kreun e Agjencisë së Pronave, Besnik Maho, duke emëruar në vend të tij ish-gjykatësin e Gjykatës Ushtarake, Tunxh Vatnikaj.
Kryeministri, arsyet për shkarkimin e Mahos ka renditur kontrollin e kryer nga ana e Ministrisë së Drejtësisë mbi veprimtarinë e AKKP-së. “Nga ky kontroll kanë rezultuar shkelje të akteve ligjore dhe nënligjore, që normojnë veprimtarinë e AKKP-së dhe janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e drejtorit të saj”, thuhet në relacionin e projektvendimit të shkarkimit të Mahos. “Zvarritja e procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave nëpërmjet prishjes pa të drejtë të vendimeve të zyrave rajonale të AKKP-së, duke i kthyer për rishqyrtim pranë tyre; zvarritje e procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave dhe shkelje të të drejtave të interesuarave nëpërmjet mungesës së përgjigjeve në rreth 270 kërkesa drejtuar AKKP-së”, janë disa nga shkeljet e konstatuara. Gjithashtu një ndër vërejtjet e tjera që Berisha ka renditur, pas sugjerimit të ministrit të Drejtësisë, është edhe “mungesa e transparencës së procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave, nëpërmjet shkeljes së rregullave për mbajtjen e kateve që shërbejnë në marrjen e vendimeve të AKKP-së”. Maho e mbajti këtë institucion për më shumë se një vit. Gjatë punës së tij si drejtor i AKKP-së realizoi hartën e vlerës së çmimeve në shkallë republike. Vetë Maho dje ishte i interesuar të publikonte faktin se ka dhënë dorëheqjen dy muaj më parë, por nuk i është pranuar nga ana e ministrit Alibeaj dhe Kryeministrit Berisha. “Dorëheqjen time të paraqitur dy muaj më parë nuk e pranuan, pasi siç duket shkarkimi iu vlen më shumë, edhe pse me rezultat 20 herë më të larta se të tjerët”, deklaroi Maho për “Panorama”.