Berisha humb betejën me ODIHR-in, KQZ-ja pranon misionin e zonjës Glover
Regjistrohet pranë KQZ-së misioni i ODIHR-it, me 39 vëzhguesit e parë. Zbardhet letra që Ristani i kërkon dorëheqjen Gloverit
Luis Tanushi
Kryeministri Berisha dështon në betejën për të larguar ambasadoren Glover nga drejtimi i misionit monitorues të ODIHR-it. Pas disa kundërshtimesh, qeveria shqiptare pranoi shefen e misionit, e cila që prej disa ditësh ka nisur procesin e vëzhgimit të zgjedhjeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi dje misionin prej 39 anëtarësh, të drejtuar nga zonja Glover, duke shënuar kështu edhe fillimin e punës përgatitore nga ana e ODIHR-it për zgjedhjet e 28 qershorit. Personeli prej 14 vetash, përfshirë edhe 25 vëzhgues afatgjatë, janë akredituar nga anëtarët e Komisionit. Tri ditë më parë KQZ-ja anuloi takimin e planifikuar me vëzhguesit e ODIHR-it, gjë që solli reagimin e disa institucioneve ndërkombëtare.
Vendimi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e mori vendimin në mënyrë unanime për akreditimin e të gjithë vëzhguesve të huaj që janë në misionin e ODIHR-it. Anëtarët e KQZ-së shqyrtuan kërkesën e vëzhguesve nëse ishte në përputhje me kërkesat e Kodit Zgjedhor. Vendimi për miratimin e vëzhguesve të këtij misioni kaloi pa debate mes anëtarëve të KQZ-së. Pas konsultimit të bërë mes anëtarëve të këtij komisioni, ata vendosën që dokumentacioni i paraqitur nga OSBE-ODIHR-i ishte në përputhje me kushtet dhe kërkesat e parashikuara nga Kodi Zgjedhor. “Për këto arsye, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, bazuar në Nenin 21 pika 1 dhe Neni 6, të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, vendosi të miratojë 39 vëzhgues afatgjatë të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it, sipas listës të përcaktuar”,- thuhet në vendimin e KQZ-së. Në ditët në vazhdim pritet që kreu i KQZ-së, Arben Ristani, të takojë kreun e misionit të vëzhgimit, Glover.
Problemi
Ndrkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje listën e vëzhguesve të ODIHR-it për zgjedhjet e qershorit, një javë më parë kreu i KQZ-së Arben Ristani i ka dërguar një letër zonjës Glover. Në letër Ristani i kërkon ambasadores Glover që të rishohë pozicionin e saj. “Në mbështetje të vullnetit të përsëritur të Shqipërisë, vazhdimisht i kam shprehur komunitetit ndërkombëtar gatishmërinë për të pasur një prani vëzhguesish sa më të madhe të mundshme. Duke vlerësuar qëllimin dhe ndërmarrjen tuaj në këtë drejtim, bazuar në shqetësimet serioze dhe kundërshtimet e ngritura nga një nga palët pjesëmarrëse në proces, e cila e konsideron pozicionin tuaj si të papranueshëm, dëshiroj t'ju lutem të rimerrni në konsideratë qenien me pozicionin e shefit të misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR-it”,- thuhet në letrën që kryetari i KQZ-së i ka dërguar zonjës Glover. Misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR-it nisi punën e tij në Tiranë më 8 maj. Ai është ftuar zyrtarisht nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë në mesin e muajit maj për të marrë pjesë në rolin e institucionit vëzhgues të procesit të afërt zgjedhor. Përplasja e parë mes qeverisë dhe KQZ-së në njërën anë dhe misionit të ODIHR-it në anën tjetër filloi pas publikimit të emrit të znj. Glover si kryesuese e misionit të vëzhgimit nga OSBE-ODIHR-i. Rezistenca e parë e dukshme u shfaq para tri ditësh, kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi të takojë stafin e misionit. Sjellja e KQZ-së, së drejtuar nga Arben Ristani, erdhi menjëherë pas pakënaqësisë së shprehur nga zoti Berisha për shefen e misionit, ambasadoren Glover, e cila 12 vjet më parë ka qenë në krye të ODIHR-it, pikërisht në kohën që u përpilua një raport tejet kritik për zgjedhjet e 26 majit të vitit 1996. Qeveria dhe përfaqësuesit e saj diplomatik në Vjenë dhe në vendet e tjera tentuan që ta shmangnin nga misioni ambasadoren Glover. Por reagimi i zyrës qendrore të ODIH-it në Varshavë, si dhe deklaratat e njëpasnjëshme të OSBE-së dhe të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian e detyruan Tiranën zyrtare që të tërhiqet. Sipas zëdhënësit të ODIHR-it, asnjë qeveri nuk ka fuqi të emërojë sipas dëshirës krerët e misioneve ndërkombëtare.
Në konferencë e dhënë për mediat ditën e fillimit punës së misionit të ODIHR-it, më 8 maj, ambasadorja britanike Glover këshilloi autoritetet shqiptare që të zhvillojnë zgjedhje të lira dhe me standarde. “Realizimi i zgjedhjeve sipas standardeve është kusht i fortë ndërkombëtar për Shqipërinë. Të gjithë duhet të kuptojnë se sa të rëndësishme janë këto zgjedhje. Shpresojmë që ato hapa para që u bënë në zgjedhjet e kaluara të konsolidohen më tej”, - tha Glover.
400 vëzhgues afatshkurtër të OSBE-ODIHR-it do të vijnë për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Ata do të monitorojnë nga afër procesin zgjedhor dhe atë të numërimit të votave. Gjatë periudhës së qëndrimit në Shqipëri misioni i OSBE-ODIHR-it do të nxjerrë katër raporte lidhur me ecurinë procesit zgjedhor. Ndërkohë në fund të procesit OSBE-ODIHR-i do të dalë me një raport përfundimtar për ecurinë e procesit. Detyrë e këtij misioni do të jetë edhe monitorimi i medias gjatë fushatës zgjedhore.
Lista e vëzhguesve
Emri Mbiemri Shteti
Audrey Glover Mbretëria e Bashkuar
Stefan Kraus Gjermani
Ovidiu Craiu Rumani
Dimitar Dimitrov Bullgari
Peter Palmae Mretëria e Bashkuar
Elma Sehalic Gjermani
Igor Bulic Kroaci
Skopa Mariana Greqi
Trevor Harvey Mbretëria e Bashkuar
Tomasz Janczy Poloni
Polyna Lemos Greqi
Nicola Schmidt Gjermani
Paëel Jurczak Poloni
Tina Geëis Austri
Nielsen Hiels Henrik Danimarkë
Fredrik Sioberg Finlandë
Romuald Pichard Francë
Gernot Eberle Austri
Hala Kallas Francë
Rene Schulfoff Gjermani
Friedrich Fensch Gjermani
Hannelore Valier Gjermani
Frank Scott Irlandë
Annie-lise Miatvedt Norvegji
Anica-Cristina Mesdrea Rumani
Aida Gulien Spanjë
Torgny Hinnemo Suedi
Eva Rimsten Suedi
Thomas Holzer Zvicër
Diana Franca Ferrari Zvicër
Nicolas Alexander SHBA
Leslie Hough SHBA
Amy Naccarato SHBA
Sofia Botzios Greqi
Fiona Caldëell Mbretëria e Bashkuar
Peter Davis Mbretëria e Bashkuar
Daniela Malijanska Maqedoni
Ivan Tsikota Bjellorusi
Mihail Sircheli Moldavi
15 Maj 2009