Berisha i imponohet Ramës, ndalohet rritja e taksës së fitimit më shumë se 10%
Fushata zgjedhore amplifikon luftën midis pushtetit lokal të Ramës dhe ekzekutivit të Berishës
Kryeministri i vendit u kujtua më në fund të ndërhyjë në vendimet e kryebashkiakut Rama, të cilat konsistojnë në ngritjen galoponte të taksave nga vitinë vit. Pas marrëveshjeve të njëpasnjëshme me njëri-tjetrin, intensifikim i fushatës zgjedhore duket se i ka hedhur palët në aksione akuzash dhe veprimesh për të minimizuar forcën që ju jep pushteti ekzekutiv dhe ai lokal.
Në vazhdën e debatit për taksat ndaj biznesit të vogël, qeveria gjatë mbledhjes së radhës ka miratuar një vendim që i kufizon mundësitë e pushtetit vendor për të rritur taksën me fitimin më shumë se 10 %. Sipas kryeministrit Berisha ky sanksion ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e biznesit të vogël, i cili në Shqipëri është një zë i fuqishëm punësimi dhe nuk ka të bëjë me debatin politik, ndaj sipas tij duhet treguar përparësi si e qeverisë qendrore, ashtu edhe e asaj vendore. Dua të ndalem pak te vendimet që marrin mbi kufizimin e të drejtës së pushtetit vendor për të rritur maksimalisht deri në 10 për qind mbi taksën e biznesit të vogël të gjithë shumën, që duhet të paguajnë për të gjitha tarifat dhe taksat e tjera të marra së bashku. Unë u çudita me reagimin e pastudiuar të kryetarit të bashkisë së Tiranës, sepse të jem i sinqertë nuk kishte synim që ti drejtohej atij që i rri miza nën kësulë, po kishte qëllim që tu drejtohej të gjithë vendorëve", u shpreh kreu i qeverisë. Kryeministri Berisha, duke e konsideruar spekulimin të padobishëm, theksoi se kjo masë e qeverisë synon që mbi biznesin e vogël të mos vendoset një barrë fiskale më e madhe se 1.5 për qind dhe 10 për qind e saj, një kufi ky i njëjtë edhe për qeverinë qendrore. Kreu i qeverisë e ka cilësuar të pandershme spekulimin me tatim fitimin, sepse i jep biznesit të vogël mundësi të rimbursohet në fund, edhe për taksën që paguajnë mbi xhiron. Nuk duhet të spekulojmë e ta kthejmë në politike këtë çështje, përkundrazi ajo është bërë për ta nxjerrë nga informaliteti. Një përpjekje që u bë për të transferuar taksa të tjera tek pushteti vendor, u rrëzua nga vetë socialistët, është shprehur Berisha duke shtuar se bashkëpunimi me qeveritarët vendorë është politikë konstante e qeverisë.
Personat pa pasaportë, 1 muaj aplikim për kartat
Qeveria ka vendosur një muaj afat për aplikimin e letërnjoftimeve elektronike vetëm për shtetasit pa pasaportë. 1 Prill-1 Maj do të jetë hapësira kohore e lënë në dispozicion të këtyre shtetasve, për të aplikuar pranë njësive të gjendjeve civile për marrjen e letërnjoftimit elektronik. Këshilli i Ministrave miratoi disa ndryshime në vendimin për pajisjen e shtetasve shqiptarë me letërnjoftimin elektronik që kanë të bëjnë me përcaktimin e afateve e të masave shtrënguese, për ata që nuk aplikojnë brenda këtyre afateve. Në bazë të ndryshimeve të miratuara, procedura e aplikimit për shtetasit, të cilët disponojnë pasaportë fillon në datën 1 maj 2009. Nga ky rregull përjashtohen ata, shtetas që kanë aplikuar brenda datës 31 janar 2009, për të cilët pajisja do të vazhdojë rregullisht. Ndërsa, në njësitë e qeverisjes vendore, ku ende nuk ka filluar procesi i aplikimit për pajisjen me letërnjoftim, procedura e aplikimit për shtetasit që disponojnë pasaportë do të fillojë më 1 qershor 2009.**********************************************************
Qeveria, masë ndëshkuese për punonjësit e gjendjeve civile
Këshilli i Ministrave vendos të ndëshkojë punonjësit e gjendjeve civile, në rast shkeljeje procedurash. Gjatë mbledhjes së radhës, qeveria ka miratuar vendimin, i cili ndër të tjera përcakton se në rast se punonjësit e gjendjes civile lejojnë aplikimin e shtetasve me pasaportë brenda kësaj periudhe, kostoja e aplikimit i ngarkohet punonjësit të gjendjes civile. Nëse nga grupet e monitorimit vërehen, gjatë aplikimit, shkelje të afateve e të procedurave, të parashikuara në këtë vendim, nga punonjësit përkatës të zyrës së gjendjes civile, për shtetasit që disponojnë pasaportë, kostoja e aplikimit do ti ngarkohet punonjësit përgjegjësit.