Çekia: Me hyrjen në MSA, kemi besim se do ecni përpara
Ambasadroja çeke në Tiranë, Marketa Fialkova, në ka përshëndetur hyrjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke shprehur besimin se Shqipëria do tia dalë të ecë fortë me reformat deri në anëtarësimin e plotë. Përgëzoj Shqipërinë për këtë ditë të shënuar.
Hyrja në fuqi e MSA-së për Shqipërinë është një ditë e madhe ndaj dhe presidenca Çeke ju përgëzon për këtë. Unë besoj se vendi juaj do të ecë përpara me reformat. Gjatë një viti e gjysmë këtu kam vënë re një dinamizëm të ndryshimeve, reformave nga ana e Shqipërisë dhe për këtë ju adhurojë. Jam bindur gjithashtu se sido që të shkojnë zgjedhjet këto reforma do të shkojnë përpara, u shpreh ambasadorja çeke Fialkova, vendi i së cilës mban presidencën e radhës në Bashkimin Europian. Ndër të tjera, ambasadorja çeke është shprehur se me hyrjen në NATO Shqipëria jep një garanci më shumë për investitorët e huaj dhe kjo sipas saj është e rëndësishme edhe për Bashkimin Europian.