PR përshëndet hyrjen në fuqi të MSA
Partia Republikane ka përshëndetur hyrjen në fuqi të marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si ditën që ndan Shqipërinë nga periudha e tranzicionit të saj të tejzgjatur dhe të vështirë me të ardhmen e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Europian.
Përmes një deklarate për shtyp PR, ka përshëndetur këtë arritje madhore dhe vlerëson sukseset dhe arritjet pozitive të qeverisë shqiptare në të gjitha fushat për zhvillimin e vendit. Efektet e kësaj marrëveshje do të jenë të dukshme për të gjithë shqiptarët, ku vlen të përmendet lëvizja e lirë e mallrave dhe ajo e punëtorëve. Partia Republikane është e vetëdijshme se Shqipëria ka akoma rrugë për të bërë dhe shumë sfida akoma më të mëdha për të përballuar, por ne si parti do të mbështesim të gjitha reformat që do të shërbejnë për integrimin e plotë të vendit tonë në Bashkimin Europian, përfundon deklarata për shtyp e partisë Republikane.