Topi përshëndet anëtarësimin në NATO dhe hyrjen në fuqi të MSA
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, nga Kopenhagen ka përshëndetur anëtarësimin e Shqipërisë me të drejta të plota në NATO, si dhe ka vlerësuar hyrjen në fuqi të MSA- së si hapin më cilësor më cilësor në institucionalizimin e marrëdhënieve politike, ekonomike, administrative të Shqipërisë me BE, duke krijuar një terren të sigurt për hapa të mëtejshme drejt anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Europian.
Shqipëria është sot shumë e sigurt për të ardhmen e saj euroatlantike dhe për rikthimin e saj përfundimtar në familjen e demokracive të mëdha euroatlantike. Shqiptarët duhet të falënderojnë të gjitha vendet anëtare të Aleancës, që mbështetën dhe ndihmuan vendin tonë për të bërë realitet ëndrrën e saj euroatlantike, është shprehur ndër të tjera, presidenti Topi. Zyra e shtypit pranë presidentit njoftoi se kreu i shtetit, në përshëndetjen e tij, ka cilësuar ndër të tjera se të gjithë duhet të shprehin shumë mirënjohje ndaj aleatëve, sidomos atyre tradicionalë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që besuan në premtimin integrues.