BE vë kusht reformat për të liberalizuar vizat

Drejtori i përgjithshëm për zgjerimin në KE, u bën thirrje partive politike të bashkëpunojnë për realizimin e reformave
Drejtori i përgjithshëm për zgjerimin në KE, Michael Leigh, ka deklaruar se liberalizimi i vizave varet nga ecuria e reformave si dhe konfirmoi mbështetjen e BE- së për integrimin e Shqipërisë. Një fushë tjetër në të cilën kërkohet më tepër përparim nga Shqipëria, sipas Leigh është edhe ajo që ka të bëjë me sigurinë e dokumenteve dhe përshpejtimin e dhënies së dokumenteve biometrike, i cili sigurinë e dokumenteve e sheh kusht thelbësor për zgjedhjet. Ne presim që të ketë zhvillime në drejtim të liberalizimit të vizave, proces për të cilin ne kemi sjellë edhe monitorues në vend dhe kusht për vizat në rastin e Shqipërisë, mbetet siguria e dokumenteve të identifikimit, u shpreh Leigh. Duke përmendur rëndësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për Shqipërinë drejt BE-së, ai i ka cilësuar ato një parim kyç për integrimin në BE. Drejtori i përgjithshëm për zgjerimin në Komisionin Europian, Michael Leigh, i bëri thirrje të gjitha forcave politike në Shqipëri që të punojnë së bashku dhe të luajnë rolin e tyre në realizimin e reformave që duhet të kryejë Shqipëria. Kryeministri Berisha më shpjegoi faktin se qeveria ka një plan me anë të të cilit do të shpejtojë dhënien e kartave të identitetit gjatë muajve që vijnë dhe ne kemi besim se kjo gjë do ta ndihmojë Shqipërinë që të kalojë vështirësitë dhe të zhvillojë zgjedhje në mënyrën më të mirë të mundshme", u shpreh Leigh gjatë një konference për shtyp, ku ndër të tjera vlerësoi konsensusin ndërpartiak që ka patur Shqipëria, sidomos në miratimin e reformës në drejtësi dhe asaj zgjedhore. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, pikërisht në ditën kur ka hyrë në fuqi edhe MSA, ai shpjegoi se për Shqipërinë procedurat janë të njëjtat me ato të vendeve të tjera të Europës Lindore që janë anëtarësuar në BE. MSA është hapi i fundit për një vend përpara se ai të bëhet anëtar i BE, por në këtë drejtim dua të theksoj se dokumenti që ka në dorë Shqipëria është thuajse i njëjtë me atë të vendeve lindore, që u anëtarësuan në BE, theksoi ai. Për sa i përket sistemit gjyqësor, Leigh vlerësoi se një gjyqësor i pavarur dhe efikas është tepër thelbësor për ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së, pasi në këtë organizëm gjyqësori luan një rol të rëndësishëm. Në këtë drejtim, drejtori i përgjithshëm për zgjerimin në KE, Leigh, kërkoi që të ruhet pavarësia e gjyqësorit dhe ajo e institucioneve kushtetuese në Shqipëri. "Një aspekt tjetër i rëndësishëm i vizitës time në Shqipëri është edhe fakti se Shqipëria u përzgjodh si vendi ku do të zhvillohet konferenca rajonale për donatorët, e cila mbahet në një kohë kur Europa ndodhet në recension", informoi Leigh, duke vlerësuar faktin se ndikimi i krizës financiare botërore për Shqipërinë ka qenë deri tani tepër i kufizuar. Zoti Leigh informoi se KE ka përgatitur një paketë ndihmëse në mënyrë që të asistojë vendet e rajonit në përpalljen me këtë sfidë.
Berisha: KE të dërgojë një ekip për tu njohur me lëshimin e pasaportave
Ndërsa nga ana e tij, kryeministri Berisha lidhur me procesin e liberalizimit të vizave, vuri në dukje se për realizimin e tij, ky proces ka ndër të tjera kusht shumë të rëndësishëm pajisjen e qytetarëve shqiptarë me pasaporta biometrike. Sipas tij, për arsye elektorale, qeveria ka vendosur bllokimin e lëshimit të pasaportave për t'i dhënë përparësi letërnjoftimeve për shkak të zgjedhjeve. I kërkova drejtorit të përgjithshëm të zgjerimit, Michael Leigh, që komisioni të dërgojë një ekip në fillimin e vjeshtës, në mënyrë që të njihet me progresin e bërë në fushën e lëshimit të pasaportave dhe të merren vendimet e duhura", tha Berisha. Ndër të tjera, kreu i qeverisë ka siguruar Leigh për zgjedhje të lira e demokratike duke kërkuar nga këshilli i Evropës, dërgimin e një numri të madh vëzhguesish, në zgjedhjet e 28 qershorit. gjithashtu, kreu i qeverisë ka deklaruar se Shqipëria do të ndjekë të gjitha procedurat e nevojshme për përmbushjen e procesit të aplikimit të vendit kandidat në BE, duke siguruar se procesi i integrimit është i pandalshëm. Ndërsa në lidhje me deklaratën e Edi Ramës se do të japë dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut dhe do të shënojë emrin në listat zgjedhore, kryeministri Berisha u shpreh se nëse kjo është e vërtetë, e siguroj se do t'ia pranoj menjëherë dorëheqjen dhe do ta bëjmë Tiranën me një kryetar të ri bashkie, të cilin e meriton".