Berisha i kërkon Ramës dorëzimin e projektit të Unazës së Madhe

Kryeministri Berisha duke mos ndryshuar strategji parazgjedhore, ka sulmuar sërish kundërshtarin e tij politik, kryesocialisitin Edi Rama. Kërkesa e fundit e kreut të qeverisë parashtruar Ramës ka të bëjë me dorëzimin e projektit të Unazës së Madhe të Tiranës. Sipas Bashkisë së Tiranës, ndërtimi i Unazës së Madhe koston minimalisht 300 milionë euro, nga ana tjetër qeveria ka premtuar ndërtimin e saj në rast se bashkia dështon në sigurimin e kredisë, për shkak të performancës së saj të mjerueshme fiskale.
Kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij në konferencës e PD-së, ashtu si edhe kandidatët për kryetar të PD-së së Tiranës, janë përqendruar tek një kryeqytet pa Edi Ramën, kryetar bashkie. Duke siguruar se qeveria është e vendosur t'i japë kryeqytetit infrastrukturën më moderne, kryeministri Berisha i kërkoi kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, që të dorëzojë projektin e Unazës së Madhe të Tiranës, ku u shprehur optimist për përfundimin e saj nga kjo mazhorancë brenda një viti. I kërkoj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, të dorëzojë projektin e Unazës së Madhe të Tiranës. Ne jemi të gatshëm ta përfundojmë atë brenda një viti dhe të zgjidhin në një kohë rekord problemet e trafikut të këtij qyteti. Gjithashtu, ne jemi të vendosur të nxisim biznesin dhe zhvillimin e tij në kryeqytetin e vendit. Kemi projekte për një seri parqesh industriale, që janë planifikuar në zonat përreth Tiranës, ku do të punësohen shumë qytetarë, nënvizoi kryetari demokrat Berisha. Kryeministri u zotua se 28 qershori do të shemb edhe murin e fundit që ka mbetur në Tiranë, atë që Berisha e quajti murin e ndërtuar me lejet e korrupsionit. Por kjo nuk është kërkesa e parë për dorëzimin e projektit të Unazës së Madhe, që kryeministri i vendit ia ka parashtruar kundërshtarit të tij politik. Edhe nga Paskuqani, Berisha i ka kërkuar kryebashkiakut të Tiranës, dorëzimin e projektit të Unazës së Madhe, pasi ka garantuar se qeveria është e gatshme të investojë për përfundimin e këtij projekti. Garantoj qytetarët e Tiranës se do doja të prisja shiritin e inaugurimit të Unazës së Madhe. Por, Rama para interesit të qytetarëve, vendos sedrën e tij të sëmurë dhe nuk na i dorëzon projektin, sepse ne jemi të gatshëm ta financojmë atë sado që të kushtojë, është shprehur Berisha.
Berisha i merr Ramës, Unazën e Madhe: "Do ta ndërtoj unë"
Para pak kohësh, kreu i qeverisë Sali Berisha ka garantuar ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, megjithëse kjo është detyrë e Bashkisë së Tiranës, duke theksuar se qeveria do të bëjë menjëherë disponibël fondin e shpronësimit për unazën e madhe të Tiranës, dhe në rast se Bashkia nuk do të ketë financime për ndërtimin e saj, atëherë ajo do të ndërtohet nga buxheti i shtetit. Këtë deklaratë, kryeministri Berisha e ka bërë gjatë mbledhjes së planifikimit të strategjive, ku ka udhëzuar ministrinë e Transporteve të hapë tenderin për ndërtimin e unazës Tiranës, ndërsa deklaroi se bashkia e Tiranës është institucion i pabesueshëm për kredi pasi mbledhja e taksave prej saj është në gjendje të mjerueshme. Nga një parashikim paraprak sipas Bashkisë së Tiranës, ndërtimi i Unazës së madhe koston minimalisht 300 milionë euro. Qeveria do të ndërtojë unazën e madhe të Tiranës, në rast se bashkia dështon në sigurimin e kredisë, për shkak të performancës së saj të mjerueshme fiskale Unaza e madhe e Tiranës është një domosdoshmëri për qytetin. Bashkisë do ti ofrohet mundësia për shpronësimin. Shanset e bashkisë për tu bërë e zgjidhshme për kredi janë minimale, pasi performanca e saj fiskale është e mjerueshme, megjithëse informohem se ka një Departament për mbledhjen e taksave prej 300 punonjësish, aq sa edhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në Shqipëri. Sipas kësaj performance, llogaritet që ajo të mund ta shlyejë një kredi minimalisht në 125 vjet. Nuk ka institucion bankar dhe institucion financiar që të mund të ofrojë kredi me një afat mbi një shekullor. Ndonëse ne e bëmë ligjin e kredimarrjes së pushtetit vendor, shanset për tiu akorduar kredia direkt është i pashpresë. Megjithatë, konform premtimit të dhënë për shpronësimin, duhet të bëjmë menjëherë disponibël fondin e shpronësimit. Sikundër, në rast se bashkia, e cila, sipas vlerësimeve të deritanishme, nuk është e përshtatshme për tu kredituar, pasi nuk jep garanci për faktin e përmendur më sipër, atëherë do ta ndërtojë qeveria. Ministria e Punëve Publike do të marrë përsipër detyrimin sa më të shpejtë për këtë dhe fillimin e punës, ka veçuar Berisha.
Last Updated on Tuesday, 19 May 2009 11:47